Site icon Telegrafi

34 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, zonat më problematike

Tridhjetë e katër vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë, prej të cilave 22 janë shuar, sipas të dhënave nga nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Vatrat e zjarrit janë shuar në fshatrat në Shkodër, Vlorë, Selenicë, Elbasan, Gramsh, Skrapar, Berat, Kuçovë, Tiranë, Fier, Tepelenë, Memaliaj, Lushnje dhe Librazhd.

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Robert Hysenllari informon mbi situatën e zjarreve.

Vijojnë të jenë aktive vatrat në Postribë, Vaun e Dejës, Mat, Klos, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Poliçan.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. /Telegrafi/

Exit mobile version