Please enter at least 3 characters.

300 euro gjobë, tre pikë negative dhe ndalim vozitje për tre muaj për shoferin që bëri tejkalim të shpejtësisë

2024/04/436816356_729873759352885_8130010977577684098_n-e1713008507872.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe masën mbrojtëse - ndalim drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.

Policia njofton se shoferi në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 144 km/h.

"Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë --Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 144 km/h", thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej 3 muajve në territorin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/