Site icon Telegrafi

30 të rinjë të Zveçanit nënshkruajnë kontratë për punë praktike në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited”

Pamje nga ngjarja

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se tashmë ka filluar implementimi i skemës “Kosovo Generation Unlimited”.

Përmes implementimit të kësaj skeme, kanë nënshkruar kontratë për punë praktike 30 të rinjë, shkruan Telegrafi.

Kryetari Ilir Peci se kjo është arritur në bazë të një marrëveshje mes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe Komunës së Zveçanit.

“Në bazë të marrëveshjes me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe Komunës së Zveçanit ofruam punë praktike për 30 të rinjë nga ta 9 nga minoriteti serb të profesioneve të ndryshme”, ka thënë ai.

Peci është shprehur se këtyre të rinjëve do t’i ofrojnë kushte të mira dhe siguri në punë. /Telegrafi/

Exit mobile version