Një ngjarje e veçantë po ndodh në Prishtinë, e konceptuar veçanërisht për profesionistët e kuzhinës, profesionistët e hotelerisë, menaxherët e restoranteve, entuziastët e pasionuar pas teknologjisë, inovacionit dhe jo vetëm!
Ekspertë ndërkombëtarë të gastronomisë nga nëntë shtete të Evropës, demonstrim i pajisjeve të teknologjisë së fundit nga brendet më me renome dhe mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim me profesionistë, e bëjnë këtë një ngjarje për të mos u humbur. Krejt kjo është organizuar nga kompania lider e industrisë Frigo Deluxe dhe do të mbahet me 6 & 7 maj 2023 në showroom-in e tyre.
Ekspertë ndërkombëtarë të gastronomisë, do të jenë të pranishëm për të ndarë njohuritë, përvojën dhe teknikat e tyre. Pajisje të reja dhe inovative të teknologjisë së fundit për kuzhinë dhe gastronomi do të shfaqen dhe demonstrohen nga mbi 30 kompani evropiane të njohura!
Përgjatë dy ditëve, showroomi ekskluziv do të shfaqë një gamë të madhe të produkteve dhe pajisjeve nga brende të ndryshme nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Korea e Jugut, Turqia dhe Holanda.
Gjatë ditëve të panairit, do të organizohet workshop ku përmes demonstrimeve të drejtpërdrejta do të tregohen mënyrat më efikase të përdorimit të këtyre pajisjeve. Secili brend do të ketë orarin dhe ekspertin përkatës ku do ti aftësojë kuzhinierët për përdorimin e tyre, andaj shëno këtë datë për të marrë pjesë!
Në një hapësirë prej 5000 m2 ju do te keni mundësi të takoni 30 brende nga 9 shtete.
Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit do të mund të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të shijojnë ushqimin e gatuar nga shefat e mirënjohur ndërkombëtarë të shoqëruar nga muzika.
Në ditët ne vazhdim do të ndajmë informata më të detajuara rreth ngjarjes të organizuar nga ekipi i Frigo Deluxe.
Telegrafi është partner medial dhe do të ju mbajë të informuar.