Njëri nga rep-artistët më të vjetër në estradën shqiptare është padyshim Besnik Canolli, i njohur ndryshe si 2po2.
Që nga viti 1997, reperi ka kontribuar në industrinë muzikore shqiptare, teksa ka vënë në skenë edhe shumë këngëtarë tashmë shumë të njohur.
Ani pse suksesi i tij ishte i padiskutueshëm, 2po2 që një kohë është larguar nga muzika duke mos sjellë projekte të reja.
Kohët e fundit, si duket krijuesi i hitit “Kom R N’dashni” do të rikthehet, pasi edhe ka pyetur fansat se çfarë vendimi duhet të marrë.
Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi interesante.
“A ta gjuaj mikrofonin, a t’i kthehem mikrofonit”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se kënga e tij e fundit “Alo” është lansuar tre vite më parë dhe që nga atëherë ka grumbulluar 8.2 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/