Site icon Telegrafi

“22 vjet bashkë”, Dukagjini radio më e dëgjuar në Kosovë

Sot Radio Dukagjini ka shënuar 22 vjetorin e themelimit të saj. Për nder të kësaj, stafi i radios ka shpërndarë dhurata për dëgjuesit në të gjithë komunat e Kosovës.

Drejtoresha e kësaj radio Edita Doli thotë se afërsia me dëgjuesit ka bërë që Dukagjini të jetë radio më e dëgjuar në vend.

“Është punë e një ekipe të madhe. Unë sot nuk e konsideroj vetëm radio. Është një madhështi që i hap dyert për shumë dëgjues. Ju jemi gjendur pranë shumë dëgjuesve. Kjo afërsi që ne e kemi krijuar sot me dëgjuesin nuk na bënë mos me qenë medium, por një familje e madhe”, deklaroi Edita Doli-Muhaxheri.

Një ndër punëtoret më të vjetra të Dukagjinit, Sebiha Ramaxhiku pret nga gjeneratat e reja të vazhdohet rrugëtimi i Radio Dukagjinit me suksese të reja.

“Sot po shënojmë 22 vite të punës me shumë suksese. Pres nga gjeneratat e reja të sjellin edhe më shumë suksese”, deklaroi Ramaxhiku.

Radio Dukagjini ka filluar punën më 16 shtator të vitit 1999./Telegrafi/

Exit mobile version