Telegrafi

200 euro për tejkalim kolone dhe 300 euro për vozitje të dehur – policia gjobit dy shoferë në Gjilan

Njësitë policore të Stacionit Policor në Kamenicë me datën 23.07.2024 në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit për media thuhet se në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

“Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/