Please enter at least 3 characters.

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

2020/09/vjedhje1_1510221448-392165-730x440-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje”, thuhet në raport.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Policia është duke u hetuar rastin. /Telegrafi/