Site icon Telegrafi

172 gjoba në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 172 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 të tjera për mosrespektim të përparësisë gjatë kalimit dhe 4 gjoba për tejkalim të parregullt.

Exit mobile version