Site icon Telegrafi

100-vjetori i lindjes së Marie Logorecit: “Lokja” e kinematografisë shqiptare

Me një ekspozitë fotografike, në heshtje dhe pa shumë bujë, në 100-vjetorin e lindjes, në Muzeun Historik Kombëtar përkujtohet një ndër pionieret e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Marie Logoreci.

Artistja që i dha shpirtin e saj artit, kujtohet përpos të birit, Pjetër Logoreci – i cili ka organizuar së largu gjithçka, në pamundësi për të ardhur për shkak të koronavirusit – edhe nga një tjetër i afërm, Franko Kovaçi, i cili përpos roleve kujton edhe vlerat e saj njerëzore.

“Një datë simbolike për një artistë, që për mua më shumë se artiste. Ishte një njeri i ngrohtë që nuk të krijonte strese. Por, përpos aktore ka qenë edhe këngëtare edhe piktore”, thotë i afërmi i saj, Franko Kovaçi.

Përmes artit magjik, aktorja e qindra roleve e konsideruar nga kritika, si ‘realiste edhe me personalitet’ ka gdhendur portretin e gruas dhe nënës shqiptare, të malësores me karakter të fortë, veçmas në zonat e Veriut, si Lokja tek “Detyrë e posaçme”, Alisa tek “Rrënjët e thella”, Gjela te “Përmbytja e madhe”, apo të tjera role në teatër tek “Cuca e Maleve” dhe “Halili dhe Hajria”.

Marie Logoreci është shuar para 30 vitesh. Mban titujt “Nder i Kombit” dhe “Artiste e Popullit”. /Shqiptarja/

https://youtu.be/G7bt1IUf-HM

Exit mobile version