Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një debati për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit.
Rohde tutje në diskutimin për Procesin e Berlinit tha se qëllimi kryesor është tregu i përbashkët rajonal.
Ambasadori gjerman sërish përshëndeti paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën, raporton kp.
E lidhur me Procesin e Berlinit, Rohde ka shkruar edhe në platformën X.
“Duke parë në 10 vitet e Procesit të Berlinit, shumë është arritur, por shumë mundësi mbeten për t’u zhbllokuar. Jo të gjithë treguesit i kanë përmbushur ende pritjet.
Procesi i Berlinit mbetet një mjet kyç që plotëson rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal”, shkruan ai. /Telegrafi/
Looking back at 10 years of #BerlinProcess:
Much has been achieved, but many opportunities remain to be unlocked. Not all indicators have yet met the expectations.
The Berlin Process remains a key tool complementing the path of EU integration through regional cooperation
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/Fk3FnToQgZ— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 18, 2024