Numrat personal të identifikimit (PIN) shërbejnë si gardianë për llogaritë tona financiare në internet, pajisjet dhe informacionet e ndjeshme.
Derisa koncepti i një PIN kodi me katër shifra mund të duket i thjeshtë, me vetëm 10 mijë kombinime të mundshme, krijimi i tij unik mund të jetë një sfidë.
Një PIN i dobët ose i parashikueshëm mund t’ju lërë të prekshëm ndaj qasjes së paautorizuar, duke e bërë të rëndësishme zgjedhjen e një PIN-i të fortë dhe unik.
Por cilët janë ato PIN-kodet më të zakonshëm?
Sipas të dhënave të mbledhura nga tabelat e ekspozuara të fjalëkalimeve dhe shkeljet e sigurisë – të cilat detajojnë mbi 3.4 milionë PIN-e me katër shifra – kodet më të zakonshme PIN shpesh shfaqin shabllone që i bëjnë ato të lehta për t’u mbajtur mend, por edhe të lehta për t’u hamendësuar.
Top 10 PIN-kodet më të parashikueshme janë:
1234;
1111;
0000;
1212;
7777;
1004;
2000;
4444;
2222;
Këto PIN-kode shpesh përmbajnë shifra të përsëritura, numra vijues ose data të rëndësishme, duke i bërë ato të parashikueshme dhe të prekshme ndaj sulmeve me forcë brutale. /Telegrafi/