Site icon Telegrafi

10 këshilla për lidershipin në epokën e ‘Gjeneratës Instagram’

Leader Authority Boss Coach Director Manager Concept

Në ambientin dhe stilin dinamik të jetës që po e jetojmë sot, lidershipi efektiv është më i rëndësishëm se kurrë.

‘Gjenerata Instagram’, përfshin personat të cilët po ndikohen nga imazhet të cilët po paraqesin një jetë atraktive duke shfaqur udhëtimin, argëtimin e suksesin, fakt ky që paraqet sfida për liderët.

Kjo sepse liderët mund ta kenë më të vështirë menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipës së tyre, pasi që ata pretendojnë dhe shfaqin hapur dëshirën e tyre për të arritur sukses të shpejtë dhe pa lodhje brenda natës duke anashkaluar tërësisht mundësinë e zhvillimit dhe avancimit në karrierë dhe jetë gradualisht.

Nga kjo dëshirë dhe zgjedhje e tyre nënkuptohet që ata paraqesin angazhim më të dobët në punë, mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies në punë.  

Ja 10 këshilla për të drejtuar lidershipin në epokën ‘Gjenerata Instagram’:

– Pranoni autenticitetin – Inkurajoni një kulturë transparente dhe autentike. Ndani realitetet e punës, duke përfshirë sfidat dhe sukseset. Kjo iu ndihmon t’ua qartësoni dhe vini në pah dallimet ndërmjet realitetit dhe jetën në rrjete sociale. 

– Promovoni punën me qëllim – Lidhni detyrat e punonjësve me një qëllim më të madh spse në këtë mënyrë ata janë më të motivuar, edhe kur shpërqendrimet janë të pranishme.

– Krijoni një kulturë të fortë ekipore Mbjellni një ndjenjë komuniteti brenda ekipit tuaj. Inkurajoni bashkëpunimin dhe mbështetje dhe frymë bashkëpunuese mes secilit prej tyre.

– Përcaktoni qëllime dhe pritshmëri të qarta Definoni objektiva të qarta dhe të arritshme. Kur punonjësit kanë qëllime specifike, ata janë më pak të prirur të shpërqendrohen nga shperqendrimet e mediave sociale përreth.

– Festoni përpjekjet dhe progresin Njihni dhe shpërbleni punën e palodhur dhe progresin, jo vetëm rezultatet. Kjo ndihmon në forcimin e etikës së fortë të punës dhe inkurajon punonjësit të qëndrojnë të angazhuar në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

– Ofroni mundësi për rritje profesionale – Siguroni vazhdimësi në mundësitë për të mësuar dhe zhvilluar. Kur punonjësit shohin potencialin për rritje personale dhe profesionale, ata janë më pak të prirur të kërkojnë kënaqësi të menjëhershme diku tjetër.

– Nxisni mendimin kritik mundohuni të krijoni hapësire për të patur mendime të sinqerta nga punonjësit tuaj për të përfshirë edhe ata në progresin e  kompanisë dhe për të qenë më të informuar për nevojat dhe kërkesat e tyre.

– Udhëheqi me shembull Modeloni sjelljen që dëshironi të shihni. Tregoni një etikë të fortë pune dhe angazhim ndaj qëllimeve tuaja, duke treguar se puna e palodhur mund të çojë në shpërblime të rëndësishme, përtej asaj që paraqitet online.

– Inkurajoni ekuilibrin punë-jetë Përkrahni idenë për të arritur një ekuilibër të shëndetshëm mes punës dhe jetës. Kur punonjësit ndihen se kanë kohë për aktivitete personale jashtë punës, ata mund të jenë më pak të prirur të ndjekin kënaqësitë kalimtare që shfaqen në mediat sociale. 

– Investoni në zhvillim Udhëheqësit duhet t’i japin përparësi mundësive të rritjes profesionale. Sigurimi i trajnimit, mentorimit dhe burimeve i fuqizon punonjësit të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të avancojnë karrierën e tyre.

Trajnimet janë mjet shumë efikas për të ngritur performancën profesionale të punonjësve në punë, rritin dhe kontribojnë në forcimin e lidhjeve mes stafit me kompaninë, me c’rast zvogëlohet edhe mundësia e lëvizjes nga kompania aktuale në një vend tjetër pune.

Jo rastësisht kompanitë më të suksesshme në botë investojnë në trajnime të personelit të tyre, me c’rast janë lider në industrinë e tyre. 

Një udhëheqës i zgjuar duhet të dijë se stafi i patrajnuar i sjell humbje kompanisë, e cila rezulton me humbje të klientëve dhe parave. Detyra e udhëheqësit të zgjuar është të ngrisë kapacitet njerëzore, tek e cila nuk ngritet vetëm kënaqësia në vendin e punës, por edhe ngritet numri i klientëve të kënaqur, i shitjeve dhe i suksesit të kompanisë.  

Për më shumë informata dhe këshilla si kjo apo për të na njoftuar se keni marrë vendimin të trajnoni stafin tuaj, trajnimet tona profesionale janë zgjidhja e duhur për ju.

Na kontaktoni në: sales@denisgafuri.com ose +383 49 893 693 | +383 49 893 888

Exit mobile version