Site icon Telegrafi

10 gjëra të tmerrshme që mund t’ju ndodhin në takimin e parë

Ka nga ato takime të para të cilat do të doje mos të mbaronin kurrë, por ka dhe nga ato takime që të kthehen në makth, ku çdo gjë ashtu siç nis përfundon: keq!

Po kush janë gjërat më të tmerrshme që mund t’ju ndodhin në takimin e parë? Ato që nuk do t’i donit, por që mund t’ju ndodhin!

I fiksuar mbas ish-it
Nëse të rastis ky tipi i fiksuar që flet gjatë gjithë kohës për ish-in, le të themi që nuk je një vajzë me shumë fat. Duhet të bësh vetëm një gjë: Mbathja!

Ata që e shohin veten çift që në takimin e parë
Nëse që në takim e parë ai fillon të flasë me ‘Ne’ dhe bën plane se si do të kaloni ditëlindjen, më mirë t’i qëndroni larg!

Koprraci
Një herë e një kohë gjërat ishin të qarta: Në takimin e parë paguante ai. Sot kanë ndryshuar, por nëse ai nuk ofrohet të paguajë as në takimin e parë, dijeni nuk do ta bëj kurrë! Zemërgjerësia nuk është pika e tij e fortë!

Ata që kërkojnë nuse
Përgjithësisht janë më të mëdhenj në moshë dhe duan të krijojnë familje. Kanë bërë qejf dhe tani ka ardhur momentin të mbledhin mendjen dhe të kërkojnë gocën për shtëpi. Ai nuk të sheh siç je, të sheh si një makineri për prodhim fëmijësh.

Kritikuesit
Të padurueshëm! Bëjnë sikur të japin këshilla miqësore por në të vërtetë janë thjesht kritizer! Kjo nuk behët kështu, në fakt jo kjo është kështu… Uh mezi do të prisni të mbarojë takimi për ta zhdukur nga jeta juaj!

Pijaneci përfitues
Ai jo vetëm që pi për vete, por do të të bëj dhe ty tapë. Meskin dhe i pashpresë, largoje sa më parë.

Djali që të ’trash’
I mirë, i ëmbël, i sjellshëm por nuk të ngjit! Bën vetëm muhabete që të trashin.

Maniakët e seksit
Do e kuptoni menjëherë nëse keni të bëni me një tip të tillë! Ju do të flisni por ai nuk do t’ju shoh në sy…Ju do të çoheni për në tualet, por ai nuk do t’ju buzëqesh juve… Këta janë të ‘djegur’ për femra, si ti, si shoqja jote nuk bën dallim! Qëndroji larg!

Maniakët e kontrollit
Është ai që jep porosinë pa ju pyetur fare se çfarë doni të merrni. “Do marrim këtë sallatën se është më e mira. Jo, jo mos e merr atë pije se nuk është e mirë.” Nuk ke si të shpëtosh nga maniaku i kontrollit prandaj, buzëqesh gjatë gjithë mbrëmjes dhe më pas thuaj lamtumirë.

Ai që të lë në baltë
Tipiku! Ai që 5 ose 10 minuta para takimit të thotë: kam një problem familjar, më ndodhi një e papritur nuk vi dot. Takohemi nesër. Por ai nuk e meriton një të nesërme nëse nuk i ka vdekur gjyshja. /Telegrafi/

Exit mobile version