Please enter at least 3 characters.

1 Qershori, atmosferë feste në Tiranë

2016/01/1-qershori-atmosfer-euml-feste-n-euml-tiran-euml_hd.jpg

Prindër, gjyshe, mësues kanë shoqëruar të vegjlit në këndet e lojërave, ndërsa iu kanë blerë edhe dhuratën e 1 qershorit.
Fëmijët janë veshur sot me rrobat më të bukura, dhe në fytyrat e tyre ka vetëm buzëqeshje e gjallëri. " I uroj të gjithë fëmijëve Gëzuar 1 Qershorin. Akoma nuk ka marrë dhuratë por dua që mami të më blejë një kukull barbi, pizhama dhe rroba banje me kukullat 'frozen’", thotë Nomei 5 vjeç.

Ndërsa prindërit thonë se iu kanë blerë plot dhurata, lodra, libra, e gjithçka që vogëlushët kanë dëshiruar pasi sot është dita e tyre.

Por 1 qershori nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një datë për të apeluar për më shumë të drejta për fëmijët anembanë botës. Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve iu ka bërë thirrje institucioneve për mbrojtje të të miturve nga dhuna dhe abuzimet. Gjithashtu, u bëhet thirrje kandidatëve për kryetarë bashkie që ta trajtojnë me prioritet çështjen e mbrojtjes së fëmijëve.

“Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, UNICEF, Terre des Hommes, Save the Children dhe World Vision në ditën e 1 Qershorit gjejnë rastin t’u bëjnë thirrje të gjithë kandidatëve për zgjedhjet lokale të tregojnë publikisht angazhimin e tyre për fëmijët, si dhe t’ i kushtojnë rëndësi dhe të trajtojnë me prioritet çështjet e mbrojtjes së fëmijëve”, theksohet në një njoftim të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Ndërkohë edhe Avokati i Popullit ka deklaruar sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve se mbrojtja e tyre nga dhuna është prioritet i punës duke renditur gjithashtu si prioritete krijimin e hapësirave për të dëgjuar zërin dhe idetë e tyre, si dhe krijimin e mundësive të barabarta. /Telegrafi/