LAJMI I FUNDIT:

Themelohet edhe një inkubator për ndërmarrësi

Themelohet edhe një inkubator për ndërmarrësi

Ceremonia Përmbyllëse e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Sot është mbajtur ceremonia përmbyllëse në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Ne ishim të nderuar të theksojmë të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e suksesshme të projektit, duke paraqitur ato para të ftuarve të respektuar dhe pjesëmarrësve në ngjarje.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisioni Evropian- Zyra në Prishtinë, Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberaj, Zyrtarë të Komunës së Istogut dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Media dhe përfituesit e granteve.

Kjo shënon përfundimin e projektit, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim vazhdimisht të gjithë të rinjtë në idetë e tyre të reja në drejtim të zhvillimit të turizmit në Istog dhe rajonit të Dukagjinit.

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit, i cili ka pasur për qëllim mbështetjen e të rinjve që t’i përgatisin të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë, dhe të njëjtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë. /Telegrafi/