LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të burrave që e detyruan fëmijën të vjedhë një telefon në dyqan (Video)

Në kërkim të burrave që e detyruan fëmijën të vjedhë një telefon në dyqan (Video)

Në një dyqan në Londër, dy burra të paidentifikuar e kanë detyruar një djalë që nuk është mbi pesëvjeçar, që ta vidhte një telefon.

Ata e kanë mbajtur stafin të zënë, derisa fëmija e ka marrë pajisjen dhe e ka futur nën bluzë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk janë parë nga punonjësit, ky veprim nuk i ka ikur kamerave të sigurisë.

Pasi kanë kërkuar për rrobe të ndryshme, ata kanë dalë së bashku nga lokali që nënkupton se ishin duke punuar në grup.

Policia e ka publikuar këtë filmim, në përpjekje që të kapë keqbërësit, që kryen vjedhje në një dyqan, të ardhurat e së cilit shkojnë për të sëmurët me kancer. /Telegrafi/