Jetojmë në një epokë kur monedhat kriptografike janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Sa më shpejtë të kuptohet kjo lëvizje si një risi teknologjike e ashtuquajtur BlockChain e cila vjen nga transformim madh i Teknologjisë së informacionit, aq më i lehtë dhe me më pak pasoja do të jetë adaptimi i saj në një shoqëri apo shtet ligjor.
Sot në shtetet e zhvilluara, shumë shërbime, produkte kanë filluar të ofrohen kundrejt monedhës Bitcoin.
Që nga Hotelet, karburanti, food delivery dhe deri taksat qeveritare siç është rasti i Gjermanisë, janë përshtatur transformimit teknologjik, pra duke u bërë pjesë e këtij komuniteti të madh global.
E ndërsa në Prishtinë dhe Tiranë, institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës, apo Banka e Shqipërisë dalin me deklarata edukative, duke bërë apel për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, si gjithmonë sektori i biznesit është aktori proaktiv i cili bën hapin e parë.
Është pikërisht kompania Albvision Ltd e cila sjell këtë risi në Prishtinë. ATM-në e parë të saj të monedhës virtuale Bitcoin, me premtimin se Tirana dhe Shkupi do të jenë dy destinacionet e radhës të furnizimit me ATM të këmbimit të parasë virtuale.
ATM-ja BATMTwo është zhvilluar nga GeneralBytes dhe janë implementuar mbi 500 të tilla në mbarë botën.
Kjo ATM pritet të ofrojë disa prej monedhave virtuale më të përdorura si Ether, Dash, Bitcoin, Doge dhe LiteCoin. Kosova i bashkohet listës së 57 shteteve të botës të cilat operojnë një ATM të monedhave virtuale. Numërohen plot 1340 ATM, 226 operatorë dhe 21 prodhues të ATM-ve për këmbimin e monedhës virtuale në mbarë botën.
ATM vjen në një kohë kur interesi për monedhat virtuale është rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe Kosovë. 800 mijë Euro janë shpenzuar për blerjen e pajisjeve që prodhojnë këto monedha në Kosovë shpreheshin dy javë më parë institucionet doganore.
ATM-ja, ku qytetarët e Kosovës mund të blejnë dhe shesin Bitcoin, do të vendoset në qendër të Prishtinës. Transaksionet e para do të kryhen vetëm në Bitcoin ndërsa në të ardhmen edhe në 10 monedha të tjera virtuale. Bitcoin është monedha virtuale më popullore në botë me një vlerë tregu prej 40 miliard dollarësh. Që nga fillimi i vitit ajo pati një rritje të konsiderueshme duke prekur vlera rekord prej 3,000 dollarësh gjatë muajit Qershor.
Albvision bëri të ditur se së shpejti edhe Tirana do të ketë ATM-në e saj të parë të monedhës virtuale.
Albvision themeluar në 2000 në Kosovë ushtron aktivitetin e saj në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankarë, postarë, energjetik, telekomunikacionit, komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni /PCWorld Albanian/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën