LAJMI I FUNDIT:

KHBooking – Platforma e parë shqiptare për rezervimet online hoteliere

KHBooking – Platforma e parë shqiptare për rezervimet online hoteliere

Kosova Information Technology (KIT.sha) është kompani softuerike e njohur në tregun kosovar me eksperiencë 13 vjeçare dhe me shtrirje të admirueshme në tregun hotelier, si edhe në tregun e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Ditëve të fundit KIT.sha ka dalë me lajmërim për një platformë të re, e cili mundëson rezervimet online deri në pagesën përfundimtare.

Platforma është ndërtuar që të ofrojë zgjidhje për rezervimet dhe menaxhimin online të hoteleve, duke iu ofruar klientëve qasje sa më të thjeshtë për të kërkuar dhe rezervuar hotelet, si dhe për t’iu ofruar hoteleve një platformë të plotë online, e cila mundëson më shumë se vetëm rezervimet online.

Me rastin e promovimit të platformës, para se të hapet zyrtarisht, KIT sha ka shpallur një lojë në Facebook, me anë të cilës lojë, do të shpërblejë dy çifte me një natë romantike në Hotel Magra Austria – Bogë.

https://www.facebook.com/kitkhbooking/