LAJMI I FUNDIT:

“Nuk keni nevojë për tryeza dhe dialog, por për rebelim”

“Nuk keni nevojë për tryeza dhe dialog, por për rebelim”

Problemi më i madh në Kosovë, sipas ekspertit të çështjeve sociale, Max Brym, është se këtu nuk ekziston shtresa e mesme.

“Në Kosovë ka vetëm dy shtresa, një e vogël – e pasur, dhe një e madhe – e varfër”, ka thënë Brym, të premten, në tryezën me temën “Të drejtat e punëtorëve dhe siguria sociale në Kosovë”, të organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së.

Brym ka theksuar se nevoja për rebelim në Kosovë është shumë e madhe, duke argumentuar atë me çmimet shumë më të larta sesa në Gjermani, vendi nga vjen ai.


“Ju nuk keni nevojë për tryeza të rrumbullakëta dhe dialog, por për rebelim”, ka thënë ai, transmeton Koha Ditore.

Ai gjithashtu tha se privatizimin i PTK-së është i dëmshëm për ekonominë e Kosovës.

“Unë jam kundër privatizimit të PTK-së, sepse PTK-ja është ndërmarrje shumë profitabile dhe shoqëria kosovare ka nevojë për para”, ka shtuar ai.

Shitjen e PTK-së për 200 milionë euro ai e quajti dhuratë për blerësit, shkruan sot ë gjerësisht. /Telegrafi/