LAJMI I FUNDIT:

ICK pranon biznese të reja në Inkubator

ICK pranon biznese të reja në Inkubator

Bizneset startup do të përfitojnë grante deri në 5,000 euro nga thirrja e 15-të me radhë për kosovarët me ide biznesi në fushën e teknologjisë.

Innovation Centre Kosovo (ICK) ka lansuar thirrjen e pesëmbëdhjetë me radhë për bizneset startup nga Kosova, që të bëhen pjesë e Inkubatorit.


Pesë bizneset startup do të bëhen pjesë e ICK-së dhe do të kenë mundësinë që të fitojnë grante me vlerë deri në 5,000 euro.

“Kosova ka nevojë për biznese të reja dhe inovative, të cilat do të jenë infuzion i ekonomisë së re të Kosovës, do të jenë bartës të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë.

ICK do të vazhdojë t’i mbështes këta të rinj”, thotë Drejtori Ekzekutivi ICK-së, Uranik Begu.

Inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit, ku përveç grantit në vlerë deri në 5,000 euro, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

• Konsulencë dhe mentorim të vazhdueshëm
• Qasje në rrjet të Investitorëve ndërkombëtarë
• Pjesëmarrje në Trajnime, Evente, Konferenca, Panaire dhe Gara vendore dhe ndërkombëtare
• Zyre moderne me gjithë infrastrukturën përcjellëse dhe qasje 24/7
• Trajnim/Program/Punëtori specifike për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
• Shërbime nga Amazon Web Service në vlerë $5,000
• Shërbime nga Microsoft BizSpark Network Partner

“Ne i mbështesim ndërmarrësit e rinj dhe bizneset startup me mentorim, konsulentë dhe trajnime”, thotë Safet Rama, Menaxher i Inkubatorit të biznesit në ICK.

“Ekipet në Innovation Centre Kosovo kanë qasje edhe në zyra, hapësira “coworking”, salla të konferencave dhe panaireve jashtë vendit“.

E veçanta e kësaj thirrjeje është se në bashkëpunim me partnerët si Ambasada Suedeze, GIZ dhe EFSE, ICK do të ofrojë edhe grante deri në 5,000 euro, konsulencë pa pagesë dhe trajnime në biznes, të cilat janë të nevojshme për biznese startup.

ICK deri më sot ka përkrahur mbi 120 biznese startup, prej të cilave një numër i madh sot janë kompani të suksesshme dhe punësojnë mbi 500 të rinj.

Plotësimi i formularit online është faza e parë e procesit për t’u bërë pjesë e inkubatorit në ICK.

Pas datës 31 maj (afati i fundit për aplikim), komisioni i pavarur vlerësuesi ICK-së do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet për të parë se cilat aplikacione i plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e dytë të procesit.

Për më shumë informata në lidhje me këtë, si dhe për të aplikuar online, kliko KËTU.