Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se ende ky institucion i lartë arsimor, nuk ka pranuar ndonjë vendim nga Ministria për shifër të saktë të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-18.
Në Ora e Fundit, Dema tha se UP-ja nuk është vonuar as kësaj here në lidhje me procesin e pranimit të studentëve e po ashtu dhe të akreditimit të programeve të saj.
Dema tutje shtoi se disa programe mund të mbesin pa plotësuar për shkak se nuk ka të interesuar për atë lëmi, derisa pohoi se familjarët e dëshmorëve kanë vendet e tyre të rezervuar në Universitetin e Prishtinës, deri në 2% gjithsesi sipas rektorit duke mos anashkaluar aftësitë dhe shkathtësitë e askujt, transmeton Klan Kosova.
”Tashmë është stabilizuar numri dhe rritja e cilësisë. Program të akredituar kemi edhe numrin”.
”Fakulteti nuk përgatit asnjë kuadër të përjetshëm. Ne kemi dërguar numra sipas statutit të universiteti, ne nuk kemi pranuar asnjë vendim nga Ministri për aprovimin e ndonjë numri të studentëve”.
”Universiteti i Prishtinës nuk është vonuar. Të jeni të bindur se ajo me të njohshëm është i eliminuar. Disa programe na mbesin edhe pa u plotësuar numri sepse nuk ka të interesuar. Familjarët e dëshmorëve kanë vendet e rezervuar me 2%”.
”18 programe janë të cilat kemi vendosur për vitet e ardhshme akademike. Nuk janë pak sepse në Fakultetet e Inxhinierisë elektrike s’ka kuadro”.
”Ngritja e kritereve nuk ka plotësuar kushtet dhe prandaj jemi këtu. Kemi disa programe të cilat janë pezulluar por që do të akreditohen”.
”Ne jemi duke punuar e deri të premten do të bëjmë një kërkesë për rishqyrtim të akreditimit të këtyre programeve”.
Dema në Ora e Fundit në prononcimin e tij përfundoi duke thënë se pezullimi i programeve mund të ndodh për shkak të mungesës së kuadrove, transmeton Klan Kosova.
”Programet bazike do të ruhen, ndoshta do të hiqen disa programe të tjera. Do të bëjmë disa lëvizje po punojmë me kapacitet të plotë. Kemi pesë programe për të cilat nuk kemi potencial e nuk kemi as mundësi të bartjes”.
”Faji kryesor për pezullimin e programeve është se nuk kemi kuadro. Ne jemi shumë të kufizuar, realisht jemi si servil që kryejmë punët mbi statusin e arsimit të lartë”.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave
Grabitet kazinoja në Tetovë, ndalohen dy persona
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar për raportin e DASH-it nuk kalon në Kuvend, LVV kërkon seancë të veçantë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën