LAJMI I FUNDIT:

Numër një në PISA, Shkolla Finlandeze është lansuar në Kosovë

Numër një në PISA, Shkolla Finlandeze është lansuar në Kosovë

Në ambientet e Restaurant Garden në Prishtinë është shpalosur programi i Shkollës Finlandeze.

Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë me staf ndërkombëtarë (Finlandezë) dhe me program të fokusuar në kreativitet, zgjidhje të problemeve dhe mësim përmes lojërave.

Programi ofrohet për ciklet parashkollorë, fillorë dhe të mesëm.

Për dallim nga sistemi aktual i edukimit, përpos lëndëve bazë, sistemi finlandez do t’u mundësojë nxënësve të programojnë dhe të mësojnë robotikën që nga mosha tre vjeçare.

Teknologjia është gurthemel i sistemit të Shkollës Finlandeze në Kosovë, duke ju mundësuar nxënësve aftësimin dhe mësimnxënien përmes lojërave dhe teknologjisë.

Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze
Lexo po ashtu Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze

Gjithashtu fëmijët angazhohen në aktivitete dhe klube brenda shkollës që përfshijnë artin (muzikë, pikturë, këndim, aktrim), sportin, punë dore, mësime nga kuzhina dhe socializim përmes aktiviteteve në ambiente të hapura.

Kaija-Leena Salovaara, drejtoreshë e Shkollës Finlandeze në Kosovë, me përvojë katërmbëdhjetë vjeçare si profesoreshë, dhe si drejtoreshë në institucione arsimore kredibile finlandeze theksoi nevojën e menjëhershme të transformimit të sistemit të edukimit në Kosovë.

Ndër të tjera ajo theksoi nevojën për një shkollë ku fëmijët janë në fokus dhe ku mësimi është kënaqësi.

Shkolla Finlandeze i vendos fëmijët në qendër të vëmendjes dhe duke i kuptuar nevojat e tyre ajo formon kurikulat dhe planprogramet.

Fëmijët janë të shmangur nga streset dhe ata mësojnë në çdo kohë gjatë qëndrimit në kampus, madje edhe kur luajnë.

Kurse Alejtin Berisha, themelues i Shkollës Finlandeze tha se për çdo prind i cili dëshiron kualitetin më të lartë të edukimit për fëmijët e tij, “Shkolla Finlandeze e Kosovës” i ofron një ekosistem që i rritë fëmijët duke nxjerr më të mirën nga ta, për të rritur kreativitetin e tyre, dhe duke ofruar mundësinë që ata të socializohen.

Hapësira në kampus, aktivitetet si dhe veçanërisht mini qyteti përbrenda kampusit “HELPRI CITY” mundësojnë mësimin praktik të njohurive udhëheqëse, menaxhuese dhe nxitë shpirtin krijues të fëmijëve.

Pertti Reponen, drejtor ekzekutiv në TeacherGaming.com njëherit edhe përgjegjës për zhvillimin e lojërave që fëmijët do t’i përdorin gjatë procesit mësimorë në Shkollën Finlandeze shpalosi detajet se si po krijohet shkolla më e avansuar me teknologji ne Ballkan. Lojërat si pjesë e mësimnxënies mundësojnë që fëmijët të mësojnë njohuritë bazë përderisa ata luajnë.

A duhet fëmijët tanë t’i kenë të gjitha notat 5-sa gjatë shkollimit?
Lexo po ashtu A duhet fëmijët tanë t’i kenë të gjitha notat 5-sa gjatë shkollimit?

“Sistemi i lojërave të kontrolluara nga prindërit dhe mësimdhënësit ju mundëson gjithashtu monitorimin e performancës së fëmijëve”, tha Reponen.

Shkolla Finlandeze e Kosovës ofron kampusin e parë të dizajnuar për t’i integruar mjedisin shoqëror, artin dhe teknologjinë së bashku. Çdo kat i kampusit ka hapësirë të destinuar ku nxënësit kanë mundësi të kalojnë kohën duke u socializuar dhe duke u relaksuar me bashkëmoshatarët e tyre.

Mësimi në kampusin tonë ndodh kudo; në klasë, në laboratore, korridore dhe në oborr.

Mbi të gjitha në Shkollën Finlandeze mësimi është kënaqësi për fëmijët.

Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë nga shtatori i vitit të ardhshëm.

Kaija-Leena Salovaara, drejtoreshë e Shkollës Finlandeze në Kosovë, me përvojë katërmbëdhjetë vjeçare si drejtoreshë në institucione arsimore kredibile finlandeze theksoi nevojën e menjëhershme të transformimit të sistemit të edukimit në Kosovë.

Regjistrimet në këtë shkollë veçse kanë filluar dhe vendet janë të limituara. Për regjistrim na kontaktoni përmes e-mailit:

info@shkollafinlandeze.com, ose përmes telefonit +37745235650.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori