LAJMI I FUNDIT:

Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike

Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike

Elita e ekonomistëve globalë besojnë se e ardhmja e euros është e pasigurt. Ata paralajmërojnë një krizë financiare. Ky është një rrezik që është lënë pas dore, pasi udhëheqja politike kohët e fundit është e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo mundësinë e një konfrontimi bërthamor mes SHBA dhe Koresë së Veriut.

Pak para takimit të gjashtë fituesve të Çmimit Nobel, që mbahet çdo vit në Lindau në Gjermaninë jugore, gazeta Die Welt kërkoi nga 18 ekonomistët të komentojnë problemet aktuale të Ekonomisë Botërore.


Ekonomistët dyshojnë se bota financiare nuk do të jetë e përgatitur në mënyrë adekuate për krizat e ardhshme.

“Ekonomia është si energjia, funksionon në një qark të mbyllur”, thotë Daniel McFadden, i cili u nderua me Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2000. “Ne nuk kemi mjetet për të monitoruar, rregulluar dhe menaxhuar luhatjet. Kjo është arsyeja pse kriza e ardhshme financiare është e pashmangshme”!

Për më tepër, shumica e të anketuarve konsideron se Eurozona nuk e ka tejkaluar krizën ekonomike dhe krizën e borxheve.

“Euro do të jetë në gjendje të përparojë vetëm kur politika ekonomike e Eurozonës të jetë vënë në baza më të shëndosha dhe të adresojë stanjacionin ekonomik të disa shteteve anëtare,” tha MakFanten.

Eric Maskin, fitues i çmimit Nobel në vitin 2007, shkoi një hap më tej duke shpjeguar se “nëse euro kërkon të mbijetojë, duhet të ketë një politikë të vetme monetare dhe fiskale.”

Sipas ekonomistit amerikan Edward Prescott, euro është e pashpresë: “Unë jam shumë pesimist në lidhje me euron. Pyetja e vetme është se sa dëme do të ketë para rënies së eurozonës. Vendet e BE-së duhet të ruajnë dominimin e tyre në drejtim të çështjeve ekonomike,” tha ai. Për më tepër, sipas ekonomistëve, problemi më urgjent global është ndryshimi i klimës, një rrezik i madh për njerëzimin. “Marrëveshja e Parisit për Klimën duhet të plotësohet, pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë”, thotë Bengt Holmström.

Redaktori i Ekonomisë në Die Welt, Holger Zschäpitz, thotë se krizat financiare gjithmonë kthehen. Nobelisti Robert Merton thotë se krizat nxiten. Ndërsa, nobelisti Christopher Pissarides kritikon për këtë edhe ekonominë gjermane. Sipas tij, ekonomia më e madhe evropiane, edhe pas disa vitesh të tejkalimit të një krize, po bën zvarritje të dëmshme.

“Politika fiskale gjermane nuk është ajo që disa shtetet e duan”, tha ai duke shtuar se kërkesa në një zonë monetare është e vogël. “Pse nuk ka kërkesë? Për shkak të politikave fiskale gjermane! Ekzistojnë masat shtrënguese, ka shpenzime të ulëta infrastrukturore dhe për këtë arsye kompanitë po hezitojnë për investime”. /Analiza në Die Welt: KËTU/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori