LAJMI I FUNDIT:

Një lajm i mirë vjen nga SHBA-të për Ramush Haradinaj

Një lajm i mirë vjen nga SHBA-të për Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë në Francë edhe pas lirimit me kusht, ku u arrestua ditë më parë për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Mirëpo pavarësisht kësaj një lajm i mirë i ka arritur Haradinajt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se SHBA ka aprovuar kërkesat e tyre për viza.

Postimi i plotë:

“Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!”(sic.)./Telegrafi/