LAJMI I FUNDIT:

E kishte ndërtuar, por nuk e kishte ditur se do të bëhej i famshëm – ‘Inhalator’ me disa gypa, shpikja më e re e elektricistit nga Peja (Video)

E kishte ndërtuar, por nuk e kishte ditur se do të bëhej i famshëm – ‘Inhalator’ me disa gypa, shpikja më e re e elektricistit nga Peja (Video)

I vendosur afër derës në një dhomë të qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Pejë, një aparat me disa gypa tani është shpikja më e re e dokumentuar edhe në letra. Ky aparat quhet ‘Inhalator’ dhe është shpikje e qytetarit nga Peja, Smajl Mulaj.

Smajli, baba i pesë vajzave, me profesion elektricist, punon që nga viti 1999 në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Pejë ku mirëmban pajisjet elektrike.


Kjo punë që bënte në këtë qendër e kishte shtyrë Smajlin të shpikte këtë aparat pasi që kishte parë dobësinë e aparateve të llojit të tillë që gjenden aty.

“I kam parë dobësitë e aparateve të vegjël dhe më ka lindur ideja ta punoj një pajisje tjetër, inhalator me funksion më të mirë. Koha për ndërtimin e këtij aparati ka qenë një muaj deri në një muaj e gjysmë deri sa i kam gjetur elementet lidhëse”, ka thënë ai për portalin Arbresh.info.

Edhe pse Smajli kishte ndërtuar këtë aparat ai nuk e kishte ditur që ndërtimi i tij ishte shpikje e re, derisa e kishte dërguar në këtë qendër.

Smajli thotë se ky aparat të cilin e kishte shpikur ka efekt shumë më të mirë sesa inhalatorët tjerë, dhe sipas tij këtë gjë e kanë vërtetuar edhe vetë pacientët dhe mjekët.

Ndonëse Smajli ka marrë patentën për këtë aparat, ai thotë se është edhe një hap që duhet bërë e që është tejet i rëndësishëm për këtë.

“Hapi i radhës për të vazhduar për këtë inhalator duhet mbrojtja ndërkombëtare e patentës e cila ka një kosto që për mua është e papërballueshme mbi 10 mijë euro, dhe për këtë kam bërë kërkesë por nuk kam mbështetje. Në Kosovë e kam mbrojtjen për 20 vite por nëse unë nuk e siguroj këtë mbrojtje dikush mund të ma vjedh idenë dhe ta përvetësoj e ta bëjë në ndonjë vend tjetër. Dhe, nëse e marr këtë mbrojtje unë kam menduar të prodhoj edhe të tjerë ndërsa për të dal në treg ky aparat kosto do të kishte 500 euro që do të mbulonte shpenzimet e prodhimit”, ka deklaruar ai duke treguar se kishte bërë kërkesë edhe tek kryetari për ta mbështetur.

Ai thotë se ka bërë disa kërkesa në MASHT tek departamenti për shkencë dhe teknologji për mbështetje, por s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori