LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu dhe Lufta e Dytë e Kosovës

Skënderbeu dhe Lufta e Dytë e Kosovës

Ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të shekullit XV, pa dyshim, radhitet edhe Lufta II e Kosovës (1448).

Kjo ngjarje historike tërhoqi vëmendjen e shumë kronistëve, his¬torianëve dhe njëherësh la gjurmë në shumë dokumente të kohës. Këto burime të dorës së parë, në kohën më të re, u studiuan nga historianë të shumtë shqip¬tarë dhe të huaj, e në studimet e tyre u hodh dritë për këtë ngjarje që ka një rëndësi jo vetëm për historinë tonë kombëtare, por edhe më gjerë, shkruan Lulzim Lajçi, në numrin e sotëm të Shtojcës për Kulturë në Koha Ditore.

Rëndësia e kësaj lufte për historinë e popullit shqip¬tar është se u zhvillua në zemër të Dar¬danisë së lashtë e jo në tokat e Gjuragj Brankoviqit, siç thuhet zakonisht në literaturën historiogra¬fike, dhe se përmes kësaj ngjarjeje ndërkombë¬tare mund të kuptohet qartë roli që kishin shqiptarët, në krye me Skënderbeun, në Evropë.

Janosh Huniadi, që nga vitit 1446 mëkëmbës perando¬rak i Hungarisë në vend të Ladislav Posthumsit të mitur, nuk e harroi turpin që e përjetoi afër Varnës (1444) dhe vazhdimisht mendonte të hakmerrej.

Në vitin 1448 Huniadi ishte në pozitë që edhe një¬ herë t’i sulmonte osmanët. Synimet e tij nuk ishin aq ambicioze siç qenë ato gjatë fushatës së Varnës (1444). Mirëpo, kësaj radhe synimet e tij ishin që të bashkohej me Skënderbeun, e më pastaj të pushtojë Maqe¬doninë dhe Serbinë Jugore.

Skënderbeu qe i vetmi që iu përgjigj ushtarakisht kësaj ftese të Huniadit për fushatë kundër osmanëve. Se vërtet Skënderbeu kishte plani¬fikuar t’i ndihmonte Huniadit në Luftën e Dytë të Kosovës më 1448 dëshmo¬j¬në një mori burimesh të kohës.

Sipas dokumenteve venedikase, më 4 tetor të vitit 1448, nën muret e Lezhës, Skënderbeu bëri paqe me Republikën e Venedikut, duke kërkuar, pos tjerash, edhe që në afat prej 15 ditësh Republika t’ia paguante një provizion prej 1.400 dukatesh, me arsyetim se kishte dëshirë t’i ndihmonte Huniadit.

Për këtë qëllim Skënderbeu kishte kërkuar ndihmë edhe nga Raguza, shkruan Koha Ditore.