Në vazhdën e sukseseve të jashtëzakonshme që ka korrur përgjatë tri viteve të operimit, kompania Gjirafa Inc – që për produkt kryesor ka makinën e parë të avancuar të kërkimit në gjuhën shqipe, gjirafa.com – tashmë ka hapur zyrat e saj edhe në Tiranë.
Ky zgjerim i parashikuar është rezultat i zgjerimit të gamës së shërbimeve në tregun shqiptar – të cilat Gjirafa i ka krijuar e para në gjuhën shqipe, në fushën e teknologjisë së informacionit (Internetit) – si dhe performancës së shkëlqyeshme nga ana e stafit të saj.
Gjatë vitit 2016, në Kosovë, prej vetëm 18 persona sa ishin të punësuar, tani Gjirafa numëron 55 – numër ky i trefishuar përgjatë vetëm një viti. Kjo ndodh falë punës dhe risive të platformave unike në tregun shqiptar, të cilat tashmë kanë gjetur përdorim të gjerë: GjirafaVideo, Gjirafa AdNetwork, Gjirafa.biz dhe Gjirafa50.com.
Në Shqipëri si fillim do të ofrohen për shërbime: Gjirafa AdNetwork dhe Gjirafa.biz – platforma këto të avancuara të marketingut digjital, të krijuara nga stafi i Gjirafës me qëllim të përshtatjes me trendët botërorë (duke bërë që edhe uebi shqiptar të jetë në hap po me këto trende).
Gjirafa.biz është një prej risive në treg, pasi shërben si pikëtakim mes konsumatorëve dhe bizneseve. Aty konsumatorët mund t’i gjejnë bizneset për shërbimet e të cilave kanë nevojë; orarin e tyre të punës, numrat e kontaktit e deri tek orientimi – përfshirë edhe pamjen 360 shkallë.
Në Kosovë, vetëm në gjirafa.biz, janë të regjistruara mbi 90 për qind e bizneseve. Një numër i konsiderueshëm i bizneseve tashmë përdorin pakon me pagesë PREMIUM, në mënyrë që të shfaqen sa më shumë në kërkimet e bëra nga konsumatorët.
Në Shqipëri veçse ka filluar regjistrimi dhe mbledhja e të dhënave nga 22 persona të punësuar nga Gjirafa. Ndaj, pritet që për përdoruesit platforma të jetë e gatshme në muajin qershor të këtij viti.
Platforma tjetër që ofrohet për shërbim është Gjirafa AdNetwork, e njohur ndryshe si platforma e vetme e avancuar e marketingut digjital në uebin shqiptar. Fal përdorimit të kësaj platforme, vetëm gjatë vitit 2016 janë mbështetur – për t’u shfaqur – më shumë se 400 milionë reklama në uebin në gjuhën shqipe. Ndërsa, kjo platformë është përdorur nga më shumë se 500 klientë.
Me anë të përdorimit të AdNetwork, bizneset mund ta rrisin prezencën e tyre online – duke reklamuar dhe duke përfituar nga përparësitë e përdorimit të kësaj platorme, siç është targetimi i fuqishëm i shfletuesve online në bazë të preferancave të tyre (kjo platformë përshin të gjithë shfletuesit online në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë).
Hapja e zyrës në Tiranë është një hap i vogël drejt sukseseve të mëdha që Gjirafa planifikon t’i arrijë në të ardhmen – nëpërmjet shërbimeve të saja unike dhe zgjerimit të mëtutjeshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre