10 kështjella sekrete në Europë – e dyta është e Krujës (Foto)

Luftëra, rrethime, mbrojtje, karantina, fantazma, histori njerëzore dhe dashurie – kështjellat i kanë të gjitha! Atëherë, nëse do të vizitonit Europën, cilën prej 10 kështjellave të fshehta do të donit të shihnit?
Ja cilat janë më të mirat, sipas “Skyscanner”.
Kështjella Bran, Rumani

Bastioni i kësaj kështjelle është një mrekulli arkitekturore, pasi shkallarja e gurtë e fshehur prapa trarëve në formë rrjete merimange, të jep një efekt drite shumë të bukur, kur drita e diellit depërton mes trarëve.
Kështjella Bran është një prej destinacioneve turistike më të mëdha në Rumani, pasi legjendat me vampirë tërheqin adhurues të librave dhe historianë nga e gjithë bota, drejt kësaj kështjelle shumë të bukur.
Përtej kësaj, shtëpia ku u lind Konti Drakula është sot një restorant me temë gotike, që shërben kuzhinë tradicionale rumune.
Kështjella e Krujës, Shqipëri

Skënderbeu është ende një figurë e nderuar në Shqipëri, i njohur për taktikat e tij ushtarake.
Në një prej përpjekjeve të pasuksesshme të rrethimit nga turqit, Skënderbeu i ngatërroi turqit duke dërguar një kope dhish me qirinj që digjeshin, të cilët ua kish lidhur tek brirët.
Turqit menduan që ishte një sulm. Pas kësaj, Skënderbeu kreu një kundërsulm të fuqishëm dhe i mundi turqit.
Vetëm pas vdekjes së tij, otomanët morën kështjellën dhe e kontrolluan deri në vitin 1912. Kështjella e Krujës ka një muze të mirëmbajtur i cili ka dokumentuar bëmat dhe mban sende të Skënderbeut.
Kështjella e Kotorit në San Giovanni, Mali i Zi
Kështjella e Carevetsit, Bullgari
Në qytetin Veliko Tarnovo të Bullgarisë, ndodhet një mrekulli arkitekturore mesjetare në një lartësi prej 206 metra – Kështjella e Carevetsit. Ishte një prej kështjellave kryesore të Perandorisë Bullgare nga 1185 deri në 1393.
Kështjella gjigante ka tre hyrje: hyrjen kryesore në perëndim, hyrjen e dytë e njohur gjithashtu si Porta Asenova në veriperëndim dhe, hyrja e tretë e njohur si Porta Frenkhisarska në jugperëndim.
Frenkhisarska ruhej nga kështjella e Balduinit, e cila mori emrin e perandorit të famshëm latin, Balduini i Flandersit.
Në pjesën veriore të kështjellës, mbi lumin Jantra ekzistonte një dritare ekzekutimesh, prej ku tradhtarët hidheshin në lumë. Më vonë, në shekullin 16 këtu u ndërtua një manastir. Pjesa qendrore e kështjellës përbëhet nga pallati mbretëror, dy hyrje betejash dhe dy kulla betejash. Kompleksi i pallateve përmban Kishën mbretërore, sallën e Fronit dhe dhomat mbretërore. Kështjella tërheq shumë turistë dhe gjatë netëve realizohen shfaqje të mrekullueshme me laserë.
Château de Commarque, France
Me vendndodhje në rajonin e Dordognes në jugperëndim të Francës, kjo kështjellë qëndron mbretërisht mbi një projeksion shkëmbor në luginën e lumit La Beune. Ajo u ndërtua në shekullin 12 me kërkesë të abatit të Sarlatit. Fillimisht kishte një kullë të thjeshtë prej druri, e cila u ngrit për qëllime fetare.
Megjithatë, kulla u zëvendësua më vonë nga një kullë guri teksa kështjella u zgjerua më tej për të fortifikuar vendndodhjen e saj.
Château De Commarque ka mbijetuar përgjatë kohërave historike të Luftës 100 vjeçare dhe luftërave fetare në Francë, një kohë kur katolikët iu kundërvunë protestantëve. Bukuria e paprekur e pjesës që e rrethon, izolimi i kështjellës dhe historia e pasur franceze e këtij vendi është një mrekulli e vërtetë për historianët. Gjithashtu besohet se kështjella është ngritur mbi një shpellë prehistorike.
Kështjella e Dunluce, Irlandë
Fillimisht kështjella kishte dy kulla të mëdha, në pjesën lindore. Aktualisht, kështjella është nën kujdesin dhe mbrojtjen e Agjencisë Mjedisore të Irlandës së Veriut.
Kështjella e Charleville, Islandë
Dhe ende qarkullojnë zëra për fantazma dhe ndodhi paranormale. Megjithatë, tani kështjella është e hapur për publikun, për ceremoni martesore, xhirime filmash dhe koncerte.
Kështjella e Edinburgut, Skoci
Kështjella Predjama, Slloveni

Kështjella e Chillinghamit, Angli
Duke lënë mënjanë rëndësinë historike dhe popullaritetin që ka fituar për shkak të ndodhive paranormale kohët e fundit, kjo kështjellë është e disponueshme për publikun për funksione private dhe martesa. Aktualisht ajo zotërohet prej historianit të famshëm, Sir Humphry Uakefield, i cili është një ekspert mbi arkitekturën historike. /www.bota.al/



























































