LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhje të brendshme në Vetëvendosje

Zgjedhje të brendshme në Vetëvendosje

Në një konferencë për media, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaroi se data 2 maj do të jetë datë e fillimit të zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosje.

Ndërkaq, zyrtari i LVV-së, Nol Nushi, tha se do të shihen të gjitha mundësitë për tu shtrirë aty ku deri më tani nuk kanë pasur mundësi të jenë.


“Përgjatë muajve të fundit të angazhimit kundërshtues ndaj kësaj qeverie ka pasur shumë anëtarësime të reja, dhe është një mundësi shumë e mirë që këta djem e vajza të angazhohen direkt në LVV”, tha Nushi.

Ndryshe, ai tha se për mbarëvajtjen e këtij procesi janë formuar komisionet si ato qendrore dhe ato lokale.

“Ka interesim shumë të madhe për pjesëmarrje aktive në këtë proces”, tha ndër të tjera Nushi. /Telegrafi/