Janë bërë të ditura nominimet për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve "Grammy Awards 2017", e cila do të mbahet vitin tjetër më datë 12 shkurt.

Mes shumë emrash të nominuar në kategoritë e kësaj mbrëmje, në mesin e tyre gjendet edhe një emër shqiptar.


Tenori me famë botërore Saimir Pirgu është nominuar në "Grammy Awards" në kategorinë e "Operës më të mirë".

Në këtë mënyrë Pirgu ka vendosur rekordin si shqiptari i parë që nominohet me një çmim të tillë!

Depërtimi i zërave solistik në tregun ndërkombëtar do të thotë shumë për vendin. Kujtojmë që një famë të tillë gëzon edhe sopranoja e njohur Inva Mula. /Telegrafi/

Tenori Saimir Pirgu Tenori Saimir Pirgu