Shtrëngimi i duarve hyn në komunikimin me trup, i cilin tregon shumë për ne dhe për karakterin tonë gjatë takimit me bashkëbiseduesin, kështu që duhet t’i japim kujdes të veçantë dhe ta mësojmë mirë.
Mendohet që shtrëngimi i duarve ka zanafillën e thellë para mijëra vitesh kur njerëzit para se të takoheshin qaseshin me një hapje të duarve dhe me zgjatje të dorës për shtrëngim me çka kanë dëshmuar që vijnë në paqe dhe nuk janë të armatosur. Në figurën më poshtë e keni një dëshmi të shtrëngimit të duarve të dy ushtarëve në shekullin V para erës sonë.
Në disa kultura siç janë në lindjen e largët, zakonisht tek budistët nuk preferohet fare shtrëngimi i duarve dhe është zëvendësuar me bashkim të dy shuplakave i quajtur “Gjesti Namaste” me përcjellje me një përkulje të lehtë me kokë dhe me një buzëqeshje të lehtë. Edhe në këtë rast para se të takohet shihen se duart janë të zbrazëta, pa armë, që vjen në paqe. Besohet që shmangja e shtrëngimit të duarve në lindje është bërë për shkaqe higjienike, gjë që është e logjikshme.
Rituali i shkurt i shtrëngimit të duarve në të cilin dy persona përshëndetën njeri me tjetrin zakonisht bëhet para takimeve, gjatë ofrimit të urimit apo komplimenteve, me arritje të ndonjë marrëveshje, gjatë ndonjë aktiviteti garues sportiv, etj. Qëllimi është që të ndërtoj besim, respekt dhe barazi. Zakonisht marrëveshjet zyrtarizohen dhe urohen me shtrëngim të duarve, në disa raste përcjellët edhe me buzëqeshje dhe me puthje në faqe. Në disa kultura shtrëngimi i duarve në mes të mashkullit dhe femrës shmanget, siç është rasti te disa shtete të besimit Islam në Lindje të Mesme dhe Arabi.
Dua të kujtoni vetën në një situatë kur jeni takuar për herë të parë me dikë dhe i keni shtrënguar duart, çfarë përshtypje të parë keni fituar për personin në fjalë.
Shtrëngimi i duarve inkuadron prekjen dhe ka raste kur njerëzit, përveç se kur është domosdoshme për shkak të bartjes se mikrobeve gjatë shtrëngimit japin vetëm një përshëndetje me ngritje të dorës.
Shtrëngimi i dorës në mënyrë të duhur hap shumë dyer të cilat nuk mund të hapen në mënyra tjera.
Preferohet të përdorni shtrëngimin e duarve me një shtrëngim të drejt si në figurë e mëposhtme, të jetë i drejt relativisht i fort, stabil, me shtrëngim apo mbulim me gishtin e madh të dypalëve. Kjo nënkupton që ne jemi në kushte të barabarta, unë dua të njoftoj dhe mund të më besosh.
Duhet cekur se duart para se të takoheni me dikë duhet të janë të pastra, të mos janë të ftohta, apo të djersitura, për shkak se shkaktojnë irritim të bashkëbiseduesi dhe një imazh të keq për ju.
Në anën tjetër janë disa shtrëngime, në të cilat duhet të vërejmë, siç janë shtrëngimi i duarve “peshku i butë”, i cili zakonisht është një shtrëngim i duarve i dobët, ku njëra palë e jep vetëm majën e shuplakës (vetëm pjesën e gishtërinjve), e që reflekton se personi në fjalë nuk ka vetëbesim, po e ndien veten në pozitë parehatshme, po ju shtrëngon dorën për shkak se i duhet gjithsesi.
E mendoj ai ashtu, apo jo, kjo është përshtypja të cilën e jep, kjo mund t’i ndodh çdokujt. Unë e preferoj kur ndodh kjo të ja përsëris shtrëngimin e dorës me një shtrëngim të fort dhe stabil si përmirësim i gabimit.
Shtrëngimi i tretë i dorës është shtrëngimi i duarve agresive, me siguri se të gjithë e dimë këtë . Është një shtrëngim i duarve i cili quhet shtrëngim i thyerjes së kockave të shuplakës i cilin përcjellët me të dhembjeve të dorës.
Është një sjellje agresive që demonstron forcën e tepruar dhe ky lloj i shtrëngimit të duarve nuk preferohet.
Këtë shpeshherë e përdorin gjinia mashkullore, por ndodh edhe te gjinia femërore, zakonisht në rastet kur kanë rivalitet.
E kam pas një kojshi i cili kishte shprehi të shtrëngoj duart shumë si meshkujve ashtu edhe femrave, njerëzit e tillë nuk janë të mirëseardhur në shoqëri.
Shtrëngimi i katërtët i duarve është kur personi me të cilin e shtrëngoni dorën gjatë shtrëngimit e kthen dorën e juaj përfundi dorës së tij që nënkuptoj se ai dëshiron të dominoj mbi ty. Nuk ju kisha sugjeruar këtë lloj të shtrëngimit të duarve për shkak se e poshtëron personin.
Nëse personi e shtrëngon dorën dhe e rrotullon dorën e tij përfundi dorës tuaj ajo nënkupton që ai e pranon superioritetin tuaj ndaj tij.
Shtrëngimi politikan i duarve quhet kur me dy duar ju shtrëngon dorën tuaj. Këtë mënyre të shtrëngimit e quajnë edhe shtrëngim i predikuesve Hoxhëve dhe Priftërinjve. Kjo metodë nuk është e preferuar ne takime afariste.
Si përmbyllje mund të themi që shtrëngimi afarist thjesht duhet të jetë siç e cekëm më së pari në pozitë të drejt, të jetë i fort deri në një mas të stabilitetit që ka domethënie, ku mund të më besosh, unë dua të punoj me ty, është një mënyrë e sinqertë për të ndërtuar besimin. Kjo të jetë e përcjell me një buzëqeshje të lehtë të sinqertë dhe me shikim drejt në sy.
Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj mund të më kontaktoni në:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter:@DenisGafuri
LinkedIn:https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
https://www.facebook.com/denis.gafuri
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës
Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën