LAJMI I FUNDIT:

Lunaçek: Ngecja duhet të marrë fund, Kosova t’i kryejë detyrat e saj

Lunaçek: Ngecja duhet të marrë fund, Kosova t’i kryejë detyrat e saj

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se dita jeshile nga Komisioni për liberalizim të vizave, me kusht që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura, ishte lajm shumë i mirë vitin e kaluar. “Topi gjendet në duart e Parlamentit të Kosovës dhe të Qeverisë së saj”.

“Ngecja aktuale duhet të marrë fund. Dy kushtet e mbetura munden dhe duhet të plotësohen shpejt nga Kosova: ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është një domosdoshmëri. Dhe, natyrisht, Qeveria e Kosovës duhet të japë rezultate edhe në lidhje me kushtin tjetër: arritjen e një progresi të mëtejmë në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në nivelin e lartë. Korrupsioni ende mbetet i përhapur, sikur edhe në vendet e tjera të rajonit. Për këtë shkak, luftimi i korrupsionit tanimë është një ‘conditio sine qua non’. Të gjitha raportimet e mia ftojnë Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, duke përfshirë edhe vetë radhët e veta”, ka thënë Lunaçek në një shkrim autorial për Kosova Sot.


Lunaçek ka thënë se pasi që Kosova t’i kryej detyrat e saj, topi përsëri do të jetë në duart e BE-së, “Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian (EP) do të duhet t’i respektojnë premtimet që i kemi bërë. Unë jam optimiste dhe, sikur në të kaluarën, PE-ja është mbështetësi më i fuqishëm i Kosovës në mesin e institucioneve të BE-së. Si raportuese e përhershme, unë e ofroj mbështetjen time të plotë dhe do të bëj krejt atë që mund ta bëj, për ta mbështetur Kosovën edhe më tej në këtë rrugëtim”.

Lunaçek ka përmendur tri problemet më të mëdha dhe më urgjente, me të cilat duhet të merret Kosova.

“Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikur që thashë më lart – p.sh. emërimi në poste të caktuara, sidomos në administratë, duhet të bazohet te merita dhe tenderët duhet të jenë transparentë;

Në aspektin ekonomik, investimet janë të vogla, infrastruktura dhe shërbimet publike (p.sh. edukimi, shëndetësia) duhet të përmirësohen urgjentisht. Duhet të hapen më shumë vende të reja të punës për të rinjtë dhe për femrat – papunësia e femrave është njëra ndër më të lartat në regjion! Kosova ka nevojë për tërë talentin e qytetarëve të saj, si meshkuj, po ashtu edhe femra. Femrat kanë nevojë urgjente për një fuqizim më të madh ekonomik dhe social, në të gjitha fushat, qoftë në edukim, promovim të karrierës, në betejën kundër kufizimeve (‘glass ceiling’), në përmirësimin dhe rritjen e qendrave për kujdes ndaj fëmijëve, apo në luftën kundër dhunës në familje dhe të asaj seksuale, apo të mungesës së të drejtës për trashëgimi. Sikur që kishte thënë ish-presidentja Atifete Jahjage në fjalimin e saj të dalluar në Forumin global “Femrat në parlament” në Aman, më 5 maj të vitit 2016, ku mora pjesë edhe unë: ‘Femrat duhet ta sfidojnë mentalitetin dhe traditat patriarkale, të cilat kufizojnë pjesë- marrjen e tyre të plotë në të gjitha nivelet e shoqërisë’. Dhe, unë do të shtoja: Ne kemi nevojë për meshkujt të cilët i mbështesin femrat në këto beteja! dhe;

Kosovarët duhet ta marrin përgjegjësinë për atë që është duke ndodhur në Kosovë, problemet më nuk mund t’i atribuohen ‘Serbisë’, ‘BE-së’, ‘ndërkombëtarëve’, ‘EULEX’- it, apo ndokujt tjetër. Qytetarët dhe institucionet kosovare duhet të marrin më shumë përgjegjësi për veprimet dhe të ardhmen e tyre”, ka thënë ndër të tjera Lunaçek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori