LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: E bojkotuam takimin me Thaçin sepse nuk e njohim si president

Gecaj: E bojkotuam takimin me Thaçin sepse nuk e njohim si president

Takimin e sotëm të presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike ku është diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, e ka bojkotuar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Këshilltari i kryeministrit në largim, Bajram Gecaj, ka thënë për Telegrafin se arsyeja e bojkotimit të këtij takimi ka qenë sepse PDK-ja ka shkelë marrëveshjen e koalicionit dhe se LDK nuk e njeh Thaçin president.

Thaçi flet pas takimit me partitë politike: 11 ose 18 qershori do të jetë data e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Thaçi flet pas takimit me partitë politike: 11 ose 18 qershori do të jetë data e zgjedhjeve


“Arsyeja është ajo që e kemi thënë edhe dje përmes një komunikate, LDK nuk e njeh Thaçin president të vendit”, ka thënë Gecaj.

Ai ka shtuar se PDK-ja ka shkelur çdo pikë të marrëveshjes tashmë të ish-koalicionit PDK-LDK.

LDK injoron takimin me Thaçin
Lexo po ashtu LDK injoron takimin me Thaçin

Pas votimit të mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë, gjatë ditës së djeshme LDK përmes një komunikatë dërguar mediave ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes saj dhe Partisë Demokratike të Kosovës “bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj”.

“Kësisoj, nga sot, LDK nuk e njeh Hashim Thaçin President, zgjedhja e të cilit si i pari i vendit ishte rezultat i një marrëveshjeje mes PDK-së e LDK-së”, është thënë në komunikatë.

Ndërsa sot shumica e partive politike kanë propozuar 11 qershorin si datë të duhur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori