Një superkompjuter ka parashikuar shanset e çdo skuadre për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Manchester City udhëheqë rrugën dhe shihet si favorit për ta ngritur lartë trofeun më të madh ekipor evropian.
Shorti i garës më të madhe ekipore evropiane u hodh në Stamboll të enjten në mbrëmje dhe ka grupe të forta dhe skuadra të mëdha.
Faqja FiveThirtyEight ka zbërthyer numrat dhe shanset e çdo skuadre dhe ata besojnë se Pep Guardiola më në fund do ta çojë Cityn në lavdinë evropiane.
Pas tyre në të dytin janë Bayern Munich ndërsa fituesit aktual, Chelsea radhiten në vendin e tretë.
Por, çfarë ndodh me Paris Saint-Germain, i cili siguroi nënshkrimin e Lionel Messit këtë verë dhe nënshkrime tjera të mëdha si Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi?
Kjo nuk është llogaritur shumë. Atyre u është dhënë një shans i vogël për të fituar garën dhe me vetëm katër për qind, ata radhiten në vendin e dhjetë.
Liverpooli zë vendin e katërt, Barcelona të pestin, Real Madridi të gjashti, Manchester United të shtati, Interi të 13-tin dhe Juventusi të 14-tin.
FiveThirtyEight's SPI for the 2021-22 UEFA Champions League has Manchester City as the favorite to win the competition at 16%. pic.twitter.com/IW16DXwkWe
— ESPN Stats & Info (@ESPNStatsInfo) August 26, 2021
Më poshtë keni listën e shanseve të të gjithë skuadrave:
32.Sheriff Tiraspol – <1% shanse për të fituar
31.Malmo – <1% shanse për të fituar
30.Dynamo Kyiv – <1% shanse për të fituar
29.Besiktas – <1% shanse për të fituar
28.Club Brugge – <1% shanse për të fituar
27.BSC Young Boys – <1% shanse për të fituar
26.Shakhtar Donetsk – <1% shanse për të fituar
25.Lille – <1% shanse për të fituar
24.Zenit St Petersburg – <1% shanse për të fituar
23.Sporting CP – <1% shanse për të fituar
22.AC Milan – <1% shanse për të fituar
21.Villarreal – <1% shanse për të fituar
20.FC Porto – <1% shanse për të fituar
19.Benfica – <1% shanse për të fituar
18.Wolfsburg – <1% shanse për të fituar
17.FC Salzburg – 1% shanse për të fituar
16.Atalanta – 1% shanse për të fituar
15.Sevilla – 2% shanse për të fituar
14.Juventus – 2% shanse për të fituar
13.Inter – 4% shanse për të fituar
12.Atletico Madrid – 4% shanse për të fituar
11.Borussia Dortmund – 4% shanse për të fituar
10.Paris Saint-Germain – 4% shanse për të fituar
9.RB Leipzig – 4% shanse për të fituar
8.Ajax – 5% shanse për të fituar
7.Manchester United – 5% shanse për të fituar
6.Real Madrid – 6% shanse për të fituar
5.Barcelona – 8% shanse për të fituar
4.Liverpool – 9% shanse për të fituar
3.Chelsea – 10% shanse për të fituar
2.Bayern Munich – 11% shanse për të fituar
1.Manchester City – 16% shanse për të fituar
/Telegrafi/