Site icon Telegrafi

Liverpool, Bayern, Real Madrid: Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve? Superkompjuteri zbulon mundësitë e 32 klubeve

Bayern Munich shihet si favorit kryesor për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22 sipas analistëve të të dhënave, pasi ka 25 për qind shanse, i pasuar nga Manchester City me 19 për qind dhe Liverpooli me 14 për qind.

Sezoni 2021/22 i Ligës së Kampionëve po fillon vërtet të nxehet dhe tashmë disa grupe kanë bërë befasitë e tyre.

Disa skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe disa të tjera janë eliminuar përfundimisht.

Bayern Munich, Liverpool, Juventus dhe Ajaxi janë bërë katër klubet e para që kanë siguruar një vend në raundin e 16-të me Real dhe Chelsea pothuajse të sigurt që do t’i bashkohen shumë shpejt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Por, kush janë favoritët për ta ngritur lartë trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22?

Sipas analistëve ekspertë të të dhënave apo të njohur si superkompjuteri i fivethirtyeight.com, Bayern Munich është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Bayern Munich shihet si favoriti kryesor

Bavarezët e Julian Nagelsmann kanë bindur deri tani duke marrë katër fitore bindëse dhe kanë plot 25 për qind gjasa për ta fituar trofeun.

Ata ndiqen nga Manchester City i Pep Guardiolas i dyti me 19 për qind, ndërsa në vend të tretë vjen Liverpooli i Jurgen Klopp me 14 për qind shanse.

Në vendin e katërt befasisht renditet Ajaxi me 10 për qind shanse, i ndjekur nga Chelsea i pesti me 9 për qind, Real Madridi i gjashti me 4 për qind dhe Paris Saint-Germain e Interi në vendin e shtatë, respektivisht tetë me nga 3 për qind.

Lista pasohen nga klube si Barcelona, Manchester Unitedi, Atletico Madridi dhe Juventusi, ndërsa fare në fund gjenden ekipe si Besiktas, Malmo dhe Dynamo Kiev. /Telegrafi/

Exit mobile version