Telegrafi

Fituesi vetëm se është zbuluar, këta janë 30 kandidatët në garë për ‘Topin e Artë’

Sytë e adhuruesve të futbollit janë në Paris, ku me fillim nga ora 20:45 do të mbahet ceremonia për ‘Topin e Artë’ nga gazeta prestigjioze franceze ‘France Football’.

Transmetimi zyrtar i çmimit të madh do të bëhet në kanalin zyrtar të L’Equipe në YouTube, derisa 30 futbollistë janë në garë të ngushtë.

Sezoni i kaluar, pra periudha nga 1 gushti 2022 deri më 31 korrik 2023, është konsideruar gjatë procesit të përzgjedhjes. Lojtari më i mirë zgjidhet nga një gazetar nga 100 vendet më të renditura në renditjen e FIFA-s.

Lexo po ashtu Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?

Fabrizio Romano, burimi më i besueshëm i informacionit të futbollit, njoftoi më 26 tetor se Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë.

Sulmuesi argjentinas, i cili u largua nga PSG dhe shkoi në Inter Miami këtë verë, fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën, që është argumenti kryesor për të arritur titullin e tij të tetë të lojtarit më të mirë në botë.

Konkurrenti i tij më i madh është sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili shënoi 52 gola për Manchester City dhe fitoi Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Lexo po ashtu Cilët futbollistë do ta kishin fituar 'Topin e Artë' nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

Kujtojmë se fituesi i vitit të kaluar i Topit të Artë është Karim Benzema, tashmë sulmues i Al Ittihad-it dhe ish-lojtar i Real Madridit.

Në listën e ngushtë janë 30 futbollistë, por tani i mbetet atyre të mësojnë vetëm renditjen finale, pasi fituesi tanimë vetëm se dihet dhe ai do të jetë Lionel Messi për herë të tetë në karrierën e tij do ta fitoj Topin e Artë.

Futbollistët e nominuar për Topin e Artë:

Josko Guardiol (RB Leipzig dhe Manchester City)
Luka Modrić (Real Madrid)
Andre Onana (Inter dhe Manchester United)
Karim Benzema (Real Madrid dhe Al Ittihad)
Mohamed Salah (Liverpool)
Jamal Musiala (Bayern)
Bukayo Saka (Arsenal)
Randal Kolo Muani (Eintracht Frankfurt dhe PSG)
Jude Bellingham (Borussia Dortmund dhe Real Madrid)
Kevin De Bruyne (Manchester City)
Bernardo Silva (Manchester City)
Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)
Emiliano Martinez (Aston Villa)
Ruben Dias (Manchester City)
Nicolo Bare
Erling Haaland (Manchester City)
Martin Odegaard (Arsenal)
Ilkay Gundogan (Manchester City dhe Barcelona)
Yassine Bounou (Sevilla dhe Al-Hilal)
Julian Alvarez (Manchester City)
Vinicius Junior (Real Madrid)
Rodri (Manchester City)
Lionel Messi (PSG) Inter Miami)
Antoine Griezmann (Atletico Madrid)
Lautaro Martinez (Inter Milan)
Robert Lewandowski (Barcelona)
Kim Min-jae (Napoli dhe Bayern Munich)
Kylian Mbappe (PSG)
Victor Osimhen (Napoli)
Harry Kane (Tottenham dhe Bayern). /Telegrafi/