LAJMI I FUNDIT:

Maliqi e sheh mundësinë e një konflikti Kosovë-Serbi

Maliqi e sheh mundësinë e një konflikti Kosovë-Serbi

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se pas sjelljeve të Serbisë në raport me Kosovën, ka gjasa që mund të ndodh një konflikt.

Në Zona B të Klan Kosovës, Maliqi tha se një konflikt mund të ndodh, por jo i përmasave të tilla si në vitin 1999.


Analisti Shkëlzen Maliqi po ashtu ka komentuar dhe çështjen e Donald Trump si President i ri i SHBA-së, ku u shpreh optimist që nuk do të ketë ndryshime të mëdha ndonëse sipas tij do të ketë disa enigma rreth trajtimit të disa rasteve të cilat mund të jenë të rrezikshme për botën, njofton Klan Kosova.

Maliqi ka analizuar dhe disa detaje në lidhje me konfliktin e mundshëm në veri të vendit por që tha se Serbia më nuk është me fuqi ushtarake si në kohën e ish-Jugosllavisë.

”Shqiptarët nuk kanë ndonjë projekt alternativ pos këtij që problemet të zgjidhen në kuadër të integritetit evropian.  Nuk besoj që në Ballkan apo në Kosovë mund të niset një konflikt i madh. Serbia më lehtë e ka bashkimin e Kosovës me Serbinë pa veriun pa këto pjesë se sa ndonjë konflikt të mundshëm”, tha ai.

”Deklaratat e fundit të Trump-it të gjitha mund të jenë të rrezikshme, e kjo ndoshta i jep shpresë këtyre qasjeve në Serbi duke menduar se konceptin etnik mund ta fitojë. Kjo e provokon edhe krijimin e një Shqipërie të madhe”.

Maliqi tha se ”Serbët e Malit të Zi janë bashkëpunues me pjesë të politikës së atij vendi. Ata nuk mund ta marrin pushtetin në formë kaq të pastër”.

”Bashkimi Europian është si projekt i Integrimit sa më të madh nuk i lëshon aq lehtë territoret.  Ushtria serbe është kthyer edhe më heret tek zona kufitare në veri. Serbia ende nuk e ka të qartë për veten se nga do të shkojë, me lindjen apo perëndimin.  Në një dorë nuk është Serbia më si në kohën e ish-Jugosllavisë me atë fuqi ushtarake, nuk e ka dot më”, tha ai.

Maliqi tha se ne “si gjithmonë jemi ankuar në vendet e Ballkanit se fuqitë e mëdha po na përdorin për qëllime të veta”.

“Hyrja e trupave rus në veri ka qenë skenar i vitit ‘99 – të kur u arrit një kompromis në mes Perëndimit dhe Rusisë.  Por që rusët të vijnë në veri të Kosovës atëherë është një skenar i madh. Është e panjohur e madhe se çka do të ndodhë me politiken amerikane pas kësaj jave”, tha analisti Maliqi.

”Nuk besoj që do të ketë ndryshime të mëdha por do të ketë enigma në lidhje me zbutjen në disa qëndrime Presidenti i ri apo do të vazhdojë me eksperimentet të cilat janë të rrezikshme për sistemin botëror”.

”Konfliktin e shoh, por jo të mundshëm në atë formë si të vitit 1999. Disa probleme kemi mundur t’i zgjedhim përbrenda e sdo të kishin dal kështu. Nuk mund të vazhdohet si deri tash, nuk është faktor përçarja por plogështia që po tregon elita politike. Më shumë janë të përkushtuar për pozitat e tyre se sa të tregojnë merita zhvillimore për një stabilitet të brendshëm të paktën”.

”Në kemi një bërthamë të ushtrisë, ndonëse ajo duhet të formohet. FSK-në e kemi si një bërthamë të saj”, ka përfunduar Maliqi, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori