Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në lansimin e projektit elektronik “E-Kutia”, i cili do të shërbejë për matjen e opinionit të qytetarëve për shërbimet administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rëndësinë që ka ky projekt në procesin e reformës së administratës publike, pasi në mënyrë elektronike do të matet opinioni i qytetarëve për shërbimet administrative që ofrojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
“Matja e opinionit të qytetarëve përmes mënyrës elektronike, presim që do të kryejë një funksion të dyfishtë: në njërën anë përmes këtyre kutive, do të kenë mundësi që qytetarët të shprehin opinionet e tyre për shërbimet administrative që atyre iu ofrohen, por në anën tjetër, po ashtu edhe ministritë përkatëse, edhe organet qendrore, do të kenë informata të mjaftueshme, në mënyrë që të përmirësojnë politikbërjen e tyre, përmes shfrytëzimit të këtyre të dhënave konkrete në të cilat ata do të kenë qasje”, tha kryeministri Mustafa.
Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, gjë që do të kontribuojë jo vetëm në modernizimin e administratës publike, por edhe në adresimin e qartë dhe të qasshëm të nevojave të qytetarëve dhe të bizneseve ndaj shërbimeve që atyre ju ofrohen.
“Projekti synon që të mundësohet zvogëlimi i kohës së pritjes së qytetarëve për marrjen e shërbimeve, zvogëlimi i kostos së këtyre shërbimeve që iu ofrohen qytetarëve, përmirësimi i qasjes së zyrtarëve ndaj shërbimeve dhe komunikimit të tyre me qytetarët, shtimi i numrit të shërbimeve që ofrohen përmes internetit dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve administrative që ofrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.
Ministri Jagxhilar ka potencuar se projekti për matjen në mënyrë elektronike të opinionit të qytetarëve ka derivuar nga Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (2015-2020) dhe Plani përkatës i Veprimit.
“Matja e opinionit të qytetarëve dhe fokusi i orientimit të politikave tona përmirësuese në këtë stad të zhvillimit pritet të bëhet për fushat vijuese: kohëzgjatjen për marrjen e shërbimit, pagesën për shërbimin e ofruar, mirësjelljen e zyrtarit që ka ofruar shërbimin, nëse shërbimi është ofruar online dhe për cilësinë e shërbimit të ofruar. Suksesi i vlerësimit të këtyre segmenteve të shërbimeve administrative shpresojmë të na inkurajojë që në të ardhmen të zgjerohet matja edhe për aspekte tjera që lidhen me ofrimin e shërbimeve administrative”, tha ministri Jagxhilar.
“E-Kutia” është ndihmuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim–UNDP.
Përfaqësuesja e kësaj organizate, Alessandra Rokasalvo, është shprehur e kënaqur që me ndihmën e tyre kanë mundësuar që Kosova të bëhet kampione në mesin e fqinjëve sa i përket kësaj fushe.
“Nëse shohim përreth, ne jemi kampion në mesin e fqinjëve tanë, askush nuk ka bërë atë që kemi bërë ne”, ka thënë ajo, duke u shprehur e bindur se ky projekt do të përmendet si sukses edhe në Raportin e ardhshëm të Progresit të Bashkimit Evropian.
“Me gjëra të vogla si kjo, mund të tregohet përkushtimi për të dëgjuar qytetarët dhe për të komunikuar me publikun”, tha Rokasalvo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Kosova si destinacion investimesh – Kurti prezanton mundësitë për Bosch Rexroth

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze