LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori norvegjez vizitoi Devolli Group

Ambasadori norvegjez vizitoi Devolli Group

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu vizitoi të premten Devolli Group në Qumështoren Vita, në Radushë të Istogut.

Gjatë vizitës, ambasadori Jan Braathu, u njoftuan me gjithë procesin e prodhimit në Qumështoren VITA, ku mbeti i impresionuar nga niveli i lartë i standardeve të prodhimit, teknologjin.

Të pranishëm në këtë takim me Ambasadorin Jan Braathu ishin Blerim Devolli, pronar i Devolli Group, Haki Rugova, Kryetar i Komunës së Istogut, së bashku me Drejtorin Gjeneral të Devolli Group, Xhelal Radoniqin, si dhe me drejtorin e Qumështores VITA, Ernest Jusufi.


Ambasadori Jan Braathu ishte i shoqëruar nga Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale
Ambasada Norvegjeze për momentin është një ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë. /Telegrafi/