Antwerp, Copenhagen dhe PSV u bën tri skuadrat që morë biletat e fundit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, duke fituar ndeshjet e play-offit.
Antëerp i Arbnor Mujës fitoi edhe sy mysafir i AEK me rezultat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kaloi tutje.
Copenhagen ishte më i mirë se Rakow, duke i kaluar tutje polakët, ndërsa edhe PSV ishte larg më e mirë se Rangers.
Tani më 32 skuadrat e konfirmuara, është gjithçka gati për shortin që do të hidhet të enjten, më 31 gusht, në orën 18:00 në Monako.
Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, do të jetë e fundit me formatin aktual dhe, për rrjedhojë pritet një edicion shumë i veçantë.
Vazo 1
Barcelona si kampione e La Ligas do të jenë në vazon e parë së bashku me Manchester City (Angli), Napoli (Itali), PSG (Francë), Bayern Munich (Gjermani), Benfica (Portugali), Feyenoord (Holandë) dhe Sevilla si fituese e Ligës së Evropës.
Vazo 2
Në të dytën, Real Madrid dhe Atletico Madrid do të ndajnë shortin me Manchester United (Angli), Inter (Itali), Borussia Dortmund (Gjermani), RB Leipzig (Gjermani), Porto (Portugali) dhe Arsenal (Angli).
Vazo 3
Shakhtar (Ukrainë), Red Bull Salzburg (Austri), Milan (Itali), Braga (Portugali), Lazio (Itali), Crvena Zvezda (Serbi), Copenhagen (Danimarkë) dhe PSV (Holandë) do të startojnë nga vazo tre.
Vazo 4
Vazo 4 logjikisht sjell skuadrat me koeficientin më të keq të UEFA-s, por në këtë edicion 2023/2024 do të ketë disa skuadra për të shmangur për pjesën tjetër të skuadrave.
Real Sociedad, Union Berlin dhe Galatasaray janë së bashku me Newcastle, Lens, Celtic, Young Boys dhe Antwerp.
Pra nga nesër, rruga për në Wembley fillon në Monako. /Telegrafi/