LAJMI I FUNDIT:

Ky është treni serb që do ta shkelë sovranitetin e Kosovës – brenda dhe jashtë është plot provokime (Foto)

Ky është treni serb që do ta shkelë sovranitetin e Kosovës – brenda dhe jashtë është plot provokime (Foto)

Serbia po bëhet gati që nesër pas 18 vjetësh ta lëshojë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.

Këtë akt agresioni ndaj shtetit të Kosovës, Serbia po e feston në forma të ndryshme.


Nesër, para promovimit të kësaj linje, do të organizohet vozitje e lirë me lokomotivën e dhuruar nga Rusia, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e “lulisur” me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.

Në tren po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si “Kosova është Serbi” në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze…

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se nuk pret që autoritetet kosovare të parandalojnë hyrjen e trenit në Kosovës, pasi që sipas tij, një trajtim i tillë do të thotë nacionalizëm, shovinizëm dhe cenim i lëvizjes së lirë.

Treni do të qarkullojë në linjën Beograd-Mlladenovac-Lapovo-Kragujevc-Kralevë-Rashkë-Mitrovicë…

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori