Sipas mendimit të përgjithshëm, 2016 ishte një vit i tmerrshëm. Sulme të tmerrshme terroriste goditën shumë vende. Kriza siriane mori dhjetëra mijëra jetë. Turqia pa sulme vetëvrasëse me bomba dhe një grusht të dështuar shteti. Më shumë se 70 vende përjetuan një rënie të lirisë. Tronditjet politike përfshinë Brexit dhe fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara – të dyja të paparashikuara nga media apo elitat politike. Zika u shpall një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik. Viti ishte një nga më të ngrohtët në histori.
Duke lexuar faqet e opinioneve, ekziston një ndjesi se bota po përballet me një të keqe që kalon çdo ngjarje individuale dhe se njerëzit po bëhen gjithnjë – në një shkallë të rrezikshme – e më të përçarë. Por nëse hedhim një hap pas, është e qartë se ekzistojnë shumë arsye për të qenë optimistë. Në shumë mënyra, ne jemi gjallë në çastin më të mirë në histori. Për më tepër, disa gjëra për të cilat ne shqetësohemi më shumë, falë lajmeve 24-orëshe dhe medias sociale, nuk janë çështjet që duhet të na mbajnë zgjuar natën.
Të marrim parasysh rritjen e pabarazisë, një nga çështjet më të adresuara gjatë vitit. Sigurisht, gjatë dy shekujve të fundit, hendeku mes të ardhura më të larta dhe më të ulëta është rritur. Por kjo për shkak se thuajse kushdo ka qenë shumë i varfër në 1820. Më shumë se 90% e njerëzimit jetonte në varfëri absolute.
Pastaj mbërriti Revolucioni Industrial, duke sjellë rritje të shpejtë kudo që u përhap, me Kinën që nga 1978 dhe Indinë që nga 1990 që regjistruan norma veçanërisht të larta. Si rezultat, vitin e shkuar, më pak se 10 për qind e popullatës botërore po jetonte në varfëri absolute.
Për më tepër, zhvillimet ekonomike po kontribuojnë në një lulëzim të klasës së mesme globale, numrat e të cilës janë më shumë se dyfishuar, nga rreth një miliardë njerëz në 1985 në 2.3 miliardë në 2015. Ky pakësim i madh i varfërisë ka sjellë një rënie të pabarazisë globale të të ardhurave gjatë tre dekadave të fundit.
Pabarazia ka rënë edhe në pjesë të tjera matëse gjithashtu. Që nga viti 1992, numri i njerëzve të uritur në shkallë globale ka rënë me më shumë se 200 milionë, edhe pse popullata njerëzore u rrit me rreth dy miliardë. Përqindja e njerëzve që po vdesin urie thuajse është përgjysmuar nga 19% në 11%.
Në 1870, më shumë se tre e katërta e botës ishte analfabete dhe aksesi në arsim ishte edhe më i pabarabartë se të ardhurat. Sot, më shumë se katër nga pesë persona mund të lexojnë dhe të rinjtë kanë akses të paprecedentë në shkollim. Analfabetët vijnë kryesisht nga brezat më të vjetër.
Historia është e ngjashme në shëndet. Në vitin 1990, thuajse 13 milionë fëmijë vdisnin përpara moshës 5-vjeçare çdo vit. Falë vaksinave, ushqimit më të mirë dhe kujdesit shëndetësor, numri ka rënë në poshtë gjashtë milionë. Më gjerësisht, pabarazia e jetëgjatësisë është më e ulët sot, për shkak se shpikjet mjekësore që ishin të disponueshme vetëm për elitën një shekull më parë tani janë më të aksesueshme për këdo.
Thënë shkurt, bota nuk po shkon në ferr. Dhe ndërsa shumë probleme duhen zgjidhur ende, ato shpesh nuk janë ato që zënë më shumë hapësirë në mendimet tona dhe debatin publik.
Zgjedhja e Trump shkaktoi analiza nga opinionistë që tremben se refuzimi i mundshëm i marrëveshjes klimatike të Parisit nga ana e tij mund të “prishë qytetërimin”. Por marrëveshja e Parisit nuk do të zgjidhte kurrë ngrohjen globale. Në fakt, sipas vetë OKB, pakësimi i rënë dakord i çlirimit të CO2 do të prodhonte vetëm 1 për qind të pakësimit të nevojshëm për të mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 2 gradë Celsius të niveleve para-industriale.
Përkundrazi, premtimi i Trump për të prishur marrëveshjet tregtare ka marrë shumë pak kundërshtim. Përkundrazi, kundërshtimi ndaj tregtisë është i përbashkët në Nju Jork, Berlin dhe Paris. Por analiza kosto-përfitime tregon se tregtia më e lirë është mënyra e vetme më e fuqishme për të ndihmuar qytetarët më të varfër të botës. Sipas kërkimit të kryer nga organizata ime Qendra për Konsensus e Kopenhagenit, rigjallërimi i bisedimeve të tregtisë së lirë Doha Development Round, do të rriste të ardhurat e miliarda njerëzve kudo në botë, ndërsa pëksonte numrin e njerëzve në varfëri me 145 milionë në 15 vite.
Shqetësimet tona të shëndetit global janë po ashtu të shtrembra. Ne e kaluam shumicën e 2016 duke u shqetësuar rreth virusit Zika, veçanërisht sapo kaloi në SHBA. Dhe është e vërtetë se Zika, që ka pasoja shkatërrimtare për fëmijët, është një shkak për t’u shqetësuar në Brazil dhe gjetkë. Megjithatë, tuberkulozi, që mori relativisht më pak vëmendje, mbetet vrasësi më i madh infektiv në shkallë globale.
Ne dimë si ta trajtojmë tuberkulozin, ashtu sikurse dimë si të pakësojmë vdekjet e fëmijëve dhe të frenojmë kequshqyerjen. Këto sfida globale vazhdojnë të ekzistojnë në shkallë jo të vogël, për shkak se fokusi ynë është i përqendruar në probleme të tjera.
Le të mendojmë se çfarë duhet bërë më mirë në 2017. Ne duhet të ndalojmë përkushtimin e vëmendjes në çështje të gabuara dhe zgjidhje të dështuara. Për ndryshimin klimatik, për shembull, duhet të përqafojmë kërkime dhe zhvillim për ta bërë energjinë e gjelbër alternativën më të lirë ndaj karburanteve fosile. Dhe duhet ta ulërasim nga të gjitha anët se tregtia e lirë është politika më efektive anti-varfëri.
Njëkohësisht, duhet të kemi parasysh se indikaturët më të rëndësishëm tregojnë se jeta është më e mirë sot sesa ishte në të shkuarën. Ne duhet të festojmë progresin që kemi bërë ndaj sëmundjeve, urisë dhe varfërisë. Dhe duhet të vazhdojmë të çojmë përpara këtë progres, duke u përqendruar te investimet inteligjente të zhvillimit që janë të nevojshme për të zgjidhur problemet reale me të cilat përballemi. / Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje