Site icon Telegrafi

Renditja e 32 klubeve të Ligës së Kampionëve sa i përket shpenzimeve: PSG dhe City në krye, Barcelona e fundit

Afati kalimtar veror për transferimin e futbollistëve ka përfunduar dhe nuk kanë munguar shpenzimet e mëdha nga klubet evropiane.

Liga e Kampionëve për sezonin e ri do të startojë sonte dhe 32 ekipe pjesëmarrëse synojnë trofeun e madh.

32 klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për këtë edicion kanë shpenzuar së bashku 3 miliard euro për transferimin e futbollistëve të rinj.

Lexo po ashtu Sot fillon edicioni 2023/24 në Ligën e Kampionëve, shumë ndeshje interesante në orar

Dy klubet që kanë shpenzuar më së shumti janë Paris Saint Germain dhe Manchester City që kanë shpenzuar nga 241,1 milionë euro për futbollistët e afruar në radhët e tyre.

Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munich janë në top pesëshe sa i përket skuadrave që kanë shpenzuar më së shumti.

Befasia padyshim që është Barcelona, me klubin katalunas që është skuadra që ka shpenzuar më së pakti nga 32 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Kthehet Liga e Kampionëve: A do të mundet ndokush ta rrëzojë Manchester Cityn – rivalët kryesorë Bayern, Real dhe PSG  

Katalunasit në afatin kalimtar veror kanë shpenzuar vetëm 3,2 milionë euro për transferime dhe ndodhen në pozitën e fundit.

Kjo është një renditje e të gjitha 32 klubeve në Ligën e Kampionëve këtë sezon bazuar në atë se sa shpenzuan në tregun e transferimeve këtë verë.

1. PSG – 241.1 milionë euro

2. Manchester City – 241.1 milionë euro

3. Arsenal – 234.9 milionë euro

4. Manchester United – 206.7 milionë euro

5. Bayern Munich – 155 milionë euro

6. Newcastle United – 153.2 milionë euro

7. Leipzig — 152.5 milionë euro

8. Real Madrid – 129.5 milionë euro

9. AC Milan – 114 milionë euro

10. Napoli – 104 milionë euro

11. Benfica – 69 milionë euro

12. Inter Milan – 64.2 milionë euro

13. Lens — 63,9 milion €

14. Borussia Dortmund – 62 milionë euro

15. PSV — 53,5 milionë euro

16. Lazio – 37.2 milionë euro

17. Feyenoord – 37.2 milionë euro

18. Atletico Madrid – 33.7 milionë euro

19. Porto — 33.4 milion €

20. Sevilla — 32 milionë euro

21. Union Berlin — 32 milion €

22. Salzburg – 30.3 milionë euro

23. Galatasaray – 29.2 milionë euro

24. Celtic – 22.3 milion €

25. Sporting Braga – 17.8 milionë euro

26. Real Sociedad – 17.4 milionë euro

27. Crvena Zvezda – 12.4 milionë euro

28. Shakhtar Donetsk – 12 milionë euro

29. Royal Antwerp – 10.5 milion €

30. Copenhagen  — 8 milionë euro

31. Young Boys — 3.9 milion €

32. Barcelona – 3.4 milionë euro

/Telegrafi/

Exit mobile version