Kevin Lee Co nga Sacramento i Kalifornisë, ia ka dalë të vjedhë nga puna 4.9 milionë dollarë, ndërsa një milion prej tyre i ka shpenzuar për të luajtur një video-lojë.

Burri 45-vjeçar, e ka shfrytëzuar kartelën e punës, që në mënyrë të paligjshme të paguajë për arin dhe kreditë tjera në aplikacionin ‘Game of War’, transmeton Telegrafi.


Vodhi afro pesë milionë dollarë nje milion prej tyre i shpenzoi ne video lojera foto 2

Pasi është zënë, ai ka pranuar se që nga viti 2008 deri më 2015, i ka vjedhur të gjitha këto para nga kompania ‘Holt’, ku punonte për një kohë të gjatë.

Pjesën tjetër të parave, ai e ka shpenzuar për të blerë tiketat e takimeve të ndryshme sportive, vetura luksoze, si dhe ka kryer disa operacione plastike.

Nuk bëhet e ditur se çfarë dënimi do të merr ky njeri, nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e kartelës së punës. /Telegrafi/