Euro 2024 po afron dhe kanë mbetur edhe tre ditë deri në fillim të saj.
Pritet të jetë një turne i jashtëzakonshëm me shumë Kombëtare që pretendojnë t’i shkojnë në fund për ta fituar trofeun.
Do të ketë 11 lojtarë në Euro 2024 me një vlerë tregu prej mbi 100 milionë euro, të kryesuar nga Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, të cilët të dy mburren me një vlerë prej 180 milionë.
Ndërsa tre skuadra kanë një vlerë tregu mbi 1 miliard euro – Anglia (1.52 miliardë euro), Franca (1.23 miliardë euro) dhe Portugalia (1.05 miliardë euro).
Por Manchester City dhe Interi janë dy skuadrat që kanë më së shumti futbollistë që do të marrin pjesë në Euro 2024, me nga 13 secila.
Man City ka tre lojtarë në skuadrën e Anglisë, tre lojtarë në ekipin e Portugalisë, dy lojtarë për Belgjikën , dy kroatë dhe një pjesë për Spanjën, Zvicrën dhe Holandën.
Ndërsa Interi ka pesë italianë, dy holandezë, dy francezë dhe nga një lojtar për Turqinë, Zvicrën, Shqipërinë dhe Austrinë.
Tre klube do të kenë 12 lojtarë në Euro – PSG , Real Madrid dhe Barcelona. Siç mund ta prisni, shumica e lojtarëve të rivalëve të El Clasico janë për Spanjën dhe PSG për Francën.
Më pas me 11 lojtarë në turne janë Bayern Munich dhe RB Leipzig . Të dy, Arsenali dhe kampionët e Bundesligës, Bayer Leverkusen kanë 10 lojtarë në Euro 2024, me Liverpool, Juventus, Roma dhe Slavia Pragë që të gjithë kanë nëntë lojtarë në turne. /Telegrafi/