Telegrafi

Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto)

Donald Trump fitoi në garën presidenciale ndaj Hillary Clinton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast Trump u bë presidenti i 45-të në histori SHBA-së dhe kjo ishte një befasi për të gjithë.

Lexo po ashtu “Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj”- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video)

Por, futbolldashës e keni menduar se si do të dukej kabineti i 70-vjeçarit në krye me futbollistët dhe njerëzit që merren me futboll? Në rast se jo, atëherë ju ftojmë të shikoni më poshtë, transmeton Telegafi.

16.Zëvendëspresident: John Terry

Kapiten, lider, legjendë, por edhe një mik i mirë i bashkëshorteve të bashkëlojtarëve. Në rast se Trump do t’ia besonte dikujt postin e zëvendëspresidentit, me siguri do ishte mbrojtësi anglez i Chelseat.

15.Sekretar i Shtetit: Jamie Vardy

Nëse ka një njeri që mund të përballej me akuza të shumta është Jamie Vardy. Në këtë fushë Vardy dhe Trump do ishin aleatë të përkryer.

14.Sekretar i Thesarit: Cristiano Ronaldo

Djema, Cristiano Ronaldo ka shumë para, por shumë, shumë ama, sa që nuk do të ishte problem t’ia besoje pasurinë e shtetit.

13.Sekretar i Mbrojtjes: Marco Materazzi

Njeriu i përsosur për të kryesuar njësinë mbrojtëse të Trump. Do të ishte po ashtu shumë i frikshëm edhe për shtetet armike.

 12.Prokuror i Përgjithshëm: Lionel Messi

Taksat? Një koncept shumë i dëgjuar kohëve të fundit për argjentinasin. Me shumë mundësi i ka perfeksionuar ato.

11.Sekretar i Bujqësisë: Sergio Busquets

Shumica e futbollistëve kanë pak njohuri për barin, edhe pse duhet të dinë pasi në fund të fundit loja e futbollit është e mishëruar me barin. Por, jo edhe ylli i Barcelonës, të cilit i pëlqen të mbajë topin në tokë, të hapë dhe qarkullojë lojën më të mirë se pothuajse çdokush tjetër. Por, shpeshherë atij i pëlqen të jetë në kontakt me tokën dhe barin.

Lexo po ashtu Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto)

10.Sekretari i Punëve të Brendshme: Gennaro Gattuso

Në krye të saj mund të ishin shumë lojtarë, por mirë do të ishte ta drejtonte i madhi Gennaro Gattuso.

9.Sekretari i Tregtisë: Jorge Mendes

Mund të mos jeni tifoz i tij, apo mos ta pëlqeni atë, por Mendes di si të bëjë biznes. Njëherësh, ai ka një vajzë po aq atraktive sa ajo e Trump, Ivanka.

8.Sekretar i Punës: Jose Mourinho

“Sekretari i Punës? Qëllimi i këtij departamenti është të nxisë, promovojë dhe rritë mirëqenien e rrogëtarëve dhe punëkërkuesve në SHBA, pra përmirësimi kushteve të punës, avancimin i mundësive për punësim fitimprurës dhe të sigurojë përfitime të lidhura me punën dhe të drejtat e saj. Se e zgjatëm pak, në krye të saj duhet të jetë Jose Mourinho. Ai gjithmonë thirret për të ngritur nivelin e skuadrës dhe është një nga ata që nxjerr çdo gjë nga lojtarët e tij.

7.Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore: Danny Ings

Na vjen keq, por Ings mund ta shfrytëzonte këtë edhe për të mirën e vet, por në rast se i duhet një zëvendës, atëherë aty është Abou Diaby.

6.Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban: Raheem Sterling

Në rast se gjërat nuk shkojnë mirë, anglezi mund të strehonte shumë njerëz pasi i pëlqen të investojë në pasuri të patundshme.

5.Sekretari i Transportit: Arturo Vidal

Ka shumë histori për të treguar nga jeta e tij dhe me këtë rast do të mësonte edhe për vete. Por, kilianit gjithsesi i duhet një shofer, pasi kur është në timon, di të shkaktojë vetëm probleme.

4.Sekretari i Energjisë: N’Golo Kante

Ky njeri nuk ndalet kurrë dhe ai është i krijuar për të drejtuar Departamentin e Energjisë.

3.Sekretari i Arsimit: Mario Balotelli

A ka njeri me më shumë edukatë, respekt, shkollim se Balo? Nuk besojmë, këtu mbyllet diskutimi.

2.Sekretari i Çështjeve të Veteranëve: Francesco Totti

Me 40 vjet në supe, ai ka energjinë të merret me çdo veteran, nëse është nevoja edhe personalisht.

1.Sekretari i Sigurisë Kombëtare: Luis Suarez

Të gjithë e mbajmë mend kafshimin e tij në Kupën e Botës. Në kohë kur teknologjia ushtarake po rritet me hapa gjigantë, Amerika do t’i sfidonte të gjithë me armën e tyre të re, ‘Kafshimi me dhëmbë’. /Telegrafi/