Site icon Telegrafi

Liga e Kampionëve 2019/20 tashmë po merr formë, dihen 25 skuadra të kualifikuara  

Foto: Getty Images/Guliver

Tashmë dihen 25 skuadra që do të luajnë sigurt në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe shtatë tjera për të siguruar pjesëmarrjen.

Barcelona, Atletico Madridi, Real Madridi dhe Valencia janë skuadrat spanjolle që kanë siguruar marrjen pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonit e ardhshëm.

Përveç tyre janë edhe 21 ekipe që  tashmë janë kualifikuar ndër to: Manchester City, Liverpooli, Chelsea, Juventusi, Napoli, Interi, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi, ndërsa Arsenali duhet të fitojë Ligën e Evropës për të qenë klubi i 26-të që siguron pjesëmarrjen.

Lexo po ashtu Fundi i sezonit 2018/2019: Situata në pesë ligat kryesore evropiane

Grupi i parë përbëhet nga gjashtë skuadra kampionë nga ligat e mëdha dhe këto janë: Barcelona, Manchester City, Juventusi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Zenit St Petersbroug.

Skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen dhe vazot (Foto: Marca)

Atyre do t’i bashkohet edhe fituesi i sivjetmë i Ligës së Kampionëve, Liverpooli ose Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, grupi i dytë përbëhet nga klube të mëdha si Real Madridi, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Napoli dhe Shakhtar Donetsk, ndërsa në vazon e tretë klube si Interi dhe Valencia.

Atalanta befasia e madhe (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Befasitë e mëdha

Atalanta është një nga befasitë më të mëdha për sezonin e ardhshëm, pasi skuadra italiane përfundoi e treta në Serie A dhe u kualifikua për herë të parë në këtë garë, ndërsa RB Salzburg u kthye në Ligën e Kampionëve pas 11 vitesh.

Pas disa viteve mungesë, dy klube tjera si Genk dhe Lille do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm të garës së madhe evropiane.

Milani do të jetë një nga mungesat e mëdha së bashku me Man Utd 

Mungesat e mëdha

Për sezonin e gjashtë me radhë, Milani do të jetë jashtë Ligës së Kampionëve, derisa gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar, Roma, gjithashtu mbeti jashtë.

Në këtë sezon mungojnë edhe Manchester Unitedi, Schalke 04, Marseille dhe ndoshta edhe Arsenali, nëse nuk arrijnë të fitojnë finalen e Ligës së Evropës.

Ajaxi do të ketë ndeshje të vështira (Foto Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Skuadrat me ndeshje të vështira në kualifikime

Në fazën e dytë e kualifikuese mund të jenë skuadra si PSV Eindhoven, Basel dhe Olympiacos duke konkurruar për një vend në raundin e tretë të kualifikimit, ku ata do të bashkohen me Ajaxin, Porton dhe Lyonin, edhe pse francezët mund të shkojë direkt në fazën e grupeve nëse Chelsea mund Arsenalin në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version