Klubet më të trofeshme në histori të futbollit: Gjigantët evropianë as në top pesëshe
Driton Gajraku
Real Madridi u kurorëzua kampion bote të shtunën e javës që lamë pas. Los Blancos mundën Al Hilal në finalen e Kupës së Botës për Klube në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Marok.
Vinicius Junior dhe Federico Valverde me dy gola, ndërsa Karim Benzema me një – ishin në listën e realizuesëve teksa madrilenët fituan 5-3.
Real Madridi është një klub me histori të ndritur. Ata kanë fituar 100 trofe dhe kësaj liste padyshim në vitet e ardhshme do t’i shtohen edhe shumë të tjerë.