Janë publikuar disa të dhëna sa i përket skuadrave evropiane që shpenzojnë më shumë në pagat e futbollistëve.
Barcelona është skuadra e cila shpenzon më së shumti në pesë liga e mëdha evropiane sa i përket pagave të futbollistëve.
Gjiganti katalunase ka ‘blinduar’ pozitën e parë me shpenzime prej 279 milionë euro për vit, duke lënë pas vetes gjigantët anglezë, Manchester Unitedin dhe Chelsea në vendin e dytë dhe të tretë, transmeton Telegrafi.
Lista prej 25 skuadrave dominohet nga skuadrat e Ligës Premier, me skuadrën e rënë nga kategoria, Sunderlandi, që paguan më shumë sesa skuadra e madhe spanjolle, Atletico Madrid.
Mediumi i njohur britanik, Daily Mail ka publikuar listën e pagave të skuadrave, ku finalistët e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Juventusi renditen në pozitën e katërt, respektivisht në të dhjetën. /Telegrafi/
Lista “Top 25” e pagave: